GJENITALET E Teknologjise

Start up TLM horeca (1)

Gjenitalet e teknologjise

proze nga elektromobiliteti i veshtire. shenime paraprake 

Dielli tashme kishte arritur ne ate pike saqe duhet te nderroje pozicion ne menyre qe mos te piqeshe nga nxehtesia.
Mund edhe te isha duke pritur ne zyre por ngaqe jam nje tip qe pij cigare te markave te ndryshme nuk para me pelqejne ambientet e mbyllura dhe kisha vendosur ta takoja duke pire nje cigare, klientin e rendesishem me te cilin kolegja Loreta kishte lene takim.
Pronari i fabrikes se sallamit Shukomet Kalandra ishte 15 min me vonese nga ora e takimit por duke qene se klienti ka gjithmone te drejte aq me teper kur behet fjale per shitjen ose me sakte nderrimin e 20 caddy me Furgona E-nv200 dhe disa mjete elektrike te tonazhit te rende , mund te jete me vonese sa te doje mjafton te na vizitoje.

IMG-20160109-WA0003

Dielli kishte nderruar pozicion tashme nga koha kur kisha pire cigaren e pare, makina e tij range rover long u duk perpara traut dhe pas terheqjes se biletes se parkingut rreshkiti avash deri tek shenjat horizontale rrugore te sherbimit taxi.
Roja e objektit u nis menjehere per ta lajmeruar zoterine qe nuk mund te parkonte tek shenjat jeshile pasi ishin per sherbimin taxi megjitheate une u cova menjehere per mos ta bere situaten te bezdisshme per te dyja palet pasi as roja nuk ishte kurrfare respekti per klientet qe na vizitonin ne, pasi kryesisht ne te elektromobilitetit shikoheshim si pak te cuditshem ne gjithe objektin e gjermanise lindore, ne disa raste kemi arritur edhe ne kerkimin e kartes se identitetit nejse no suprize.
Hypa ne makinen e klientit Kalandra dhe si me stil i thashe: le te futemi tek parkingu netokesore se eshte me mire per makinen.
teksa shikoja kroskotin kryesor te makines te cilen nuk me duhen me shume se 10 sekonda per ti bere biografine e jetes nga menyra se si eshte kompletuar makina nga brenda.

Vura re menjehere buzeqeshjen e tij te heshtur qe nenkuptonte thenien: normal qe poshte, po nuk u kujdese per kete makine per cilen makine do kujdesesh per ate te punetoreve.
Kuptohet lekura e kamoshit, bagazhi me derraze jahti e imagjinova per nje cast zhargonin me te cilin mund ti mburrej shokeve per opsionet super te vecanta ne te cilat, luksi i vertete qendronte qe askujt nuk mund ti kishte vajtur mendja per ate kompletim aq idiot nejse, ambienti ku po parkonim makinen ishte po aq i ekzagjeruar ne raport me paraqitjen time aq sa ishte edhe njohuria e tij per makinen qe ngiste.ekstremet e situates i ballanconte miku.(ky person i kudondodhur te cilin nuk kam arritur ta njoh asnjehere personalisht)
Z. kalandra kishte ardhur tek une i drejtuar nga shoku i vellait tim profesor Satika.
me profesor satikan u njohem fare rastesisht nga nje seminar ne universitetin Privat Kodra Kele. ai mendonte se isha klodi dhe mbasi u suprizua per projektin i thashe qe jam flori, aty u kenaq akoma edhe me shume
pasi i shpjeguam projektin dhe ai vete pasi ndoqi prezantimin ngeli i habitur per nivelin e punes dhe e vetmja gje qe na tha ishte; une do tju ndihmoj me gjithcka qe kjo nisme te realizohet. dhe gjeja me mire per ne ne ate moment ishte shitja e nje flote me makina elektrike. sapo e degjoi kerkesen tone e cila nuk kishte te bente fare me arsyen per te cilen kishim ardhur ne universitetin kodra, mori telefonin nga tavolina dhe me dy te shtypura ne smart phone e afroi ate afer veshit dhe menjehere fillloi te fliste me anen tjeter: o Shuko si je, neser duhet te shkosh tek Tirana Bussines Park te takosh dike qe duhet ta degjosh patjeter – ku mo ku u degjua nga ana tjeter e telefonit,
nejse pra
Shukomet Kalandra ishte referenca e profesor satikas dhe profesori besonte se ky kalandra+(miku i tij pra) pra do te perfitonte shume me teper se taxistat per vete nivelin e organizimit te buznesit i cili merrej me shperndarje, dhe ne nje bussines distribucioni 40% e shpenzimeve operacionale jane karburant dhe 30% e investimit vjetor jane automjete te cilat amortizohen ne menyre permanente ne cdo vit.
projekti yne zhdukte shpenzimin e karburantit dhe 30% e investimit vjetor ishte i mjaftueshem per 5 vjet.
Sapo parkuam dolem jashte per te vazduar provat me makinat elektrike te cilat nuk u pritem edhe aq mire nga Kalandra per faktin e cmimit 24000euro
me sa duket ajo qe i ka ngelur si mundesi firmave te sotme te distribucionit eshte te bejne pazar cmimin e blerjes, se ne mendjen e managerit te mesem qarkullon si kumrije (perdore 4 vjet dhe hajde te marresh te modelin tjeter me cmim te mire).
Prandaj duket edhe shume e cuditshme se si nje makine elektrike mund te zgjase 8 vjet pa llogaritur qe Nissan leaf ka 8 vjet garanci dhe bateria 20vjet cikle pune.

Kete diskutim ndoqi edhe Z Kalandra pra diskutimin e managerit te mesem,e lame diskutimin per makinat elektrike.

Pas disa tentativave te mia per te dale ne shifra reale biseda kaloi tek: <<Kush e ka kete objektin>>, per mos ta lene diskutimin te degjeneroje ne nivele te meposhteme e pyeta: 2015 apo 2016-ta eshte Range Roveri yt?
Kthehu koken menjehere :2017-ta tha dhe u kthye menjehere anash per te nxjerre telefonin nga xhepi duke me treguar modelin e 2019 qe kishte porositur.
2019tes! e (pyeta i habitur), po po e kisha porosit 2018-tes por ma vonuan deri ne mars dhe i thashe nuk e dua.!! dua te 2019tes tani.
Me tregonte kete histori teksa levizte fotot qe tregonin nga brenda dhe jashte makinen ne smart phone.
Llogarite i kisha shume te sakta pasi

20171129_145556

flota nderrohej me 120mije euro (20% parapagim) dhe te tjerat i paguante mungesa e shpenzimit per karburant.
Kisha pak dyshime per pjesen e kullave (por dyshime ne lidhje me prezantimin) ndersa per sa i perket implementimit the teknologjise tashme me grupin e kacatoreve qe kemi krijuar nuk ka japonez qe na konkuron.
Kuptohet qe nuk arriti diskutimi deri ketu sidomos mbas fotove te range rover 2019. Qellimi im i vetem ishte te kuptoja qe nese budallaliku i tij i pervitshem pra blerja e nje range rover te ri ishte me i larte apo me i ulet se sa vlera prej 120mije eurosh qe i duheshin atij te elektrifikonte floten e tij me shpenzimet aktuale te karburantit dhe nga operacionalet 70%me pak kosto mirembajtje.
mu desh te beja shume diskutim-idiot por, avantazhi qe kam per sa i perket njohurise teknologjike te automobilizmit me ben te pelqehem edhe nga njerez te tille
me ne fund arrita ta marr vesh shumen por, kete nuk do ta ndaj me ju pasi nuk dua te ndikoj per optimizem as per pesimizem, per sa i perket pikepamjeve te mia mbi implementimin e teknologjise se elektromobilitetit ne shqiperi.
Ajo qe dua te them eshte se:
Terreni nuk eshte fare si ne leter
Ne jemi si gjetitalet e teknologjise
Sherbejme vetem per:
Permiresimin e modelit-vitit tjeter.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s