Aranit Çela: Ligjshmëria socialiste armë e shtetit tonë të diktaturës së proletariatit

Material i Kopjuar nga Origjinali i pa modifikuar.

Te gjitha te drejtat e autorit Aranit Cela.

Materiale te tilla pothuajse nuk ekzistojne ne forme Dixhitale.

Femijet tane kane mundesi te lexojne grimca Historie.

Ligjshmëria socialiste ka qenë dhe mbetet një nga problemet kryesore në çështjet e ndërtimit, forcimit dhe zhvillimit të shtetit të diktaturës së proletariatit. Për këto arsye Partia e Punës së Shqipërisë qysh në ditët e para të pushtetit popullor dhe vazhdimisht e ka ngritur me të madhe nevojën e një lufte të organizuar, sistematike dhe të gjithanshme. Në radhë të parë kryesisht bindëse kur është e nevojshme edhe detyruese në drejtim të forcimit të rendit tonë juridik të ligjshmërisë socialiste.  Shoku Enver Hoxha, në raportin e mbajtur  në Kongresin e 7-të të Partisë, theksoi si një detyrë të rëndësishme  të të gjitha organeve shtetërore luftën për forcimin e ligjshmërisë socialiste dhe në veçanti propagandën për njohjen e ligjeve të pushtetit popullor nga të gjithë punonjësit. Si një garanci të madhe për vetë zbatimin e tyre dhe edukimin e njerzve.                                      Miratimi i Kushtetutës së re të RPS të Shqipërisë, përveç të tjerash shënoi dhe një ngjarje shumë të rëndësishme në drejtim të zhvillimit të mëtejshëm të ligjshmërisë socialiste.   Kushtetuta e Re së bashku me pasqyrimin e arritjeve të mëdha të popullit tonë, të udhëhequr nga Partia, në të gjitha fushat e jetës, evidentonte edhe ato suksese të tëndësishme të arritura në fushën e legjislacionit të forcimit dhe zhvillimit të marrëdhënieve juridike dhe të  parimit të ligjshmërisë socialiste. I cili përbën një element të rëndësishëm të vijës së përgjithshme  të Partisë sonë. Kushtetuta, dokumenti themelor dhe burimi i legjislacionit shqiptar, si me përmbajtjen ashtu edhe me frymën e saj, nga njëra anë përbën një garanci të madhe në zbatimin e ligjshmërisë socialiste në shtetin tonë të diktaturës së proletariatit dhe nga ana tjetër hap prespektivën e zhvillimit dhe forcimit të mëtejshëm të këtij parimi.

5185098502_b0afb1d8b3_b

Ligjshmëria socialiste, si parim themelor i shtetit të dikaturës së proletariatit presupozon nga njëra anë ekzistencën e një legjislacioni relativisht të plotë dhe nga ana tjetër, një rend të tillë, të cilin e karakterizon kuptimi i njëjtë, respektimi i përpiktë dhe zbatimi i detyrueshëm i ligjeve dhe i dispozitave të tjera ligjore të dala në bazë të tyre. Nga ana e të gjitha organeve shtetërore, organizatave shoqërore dhe nga të gjithë shtetasit.

I. Ligji dhe kuptimi i tij

Gjatë këtyre më tepër se tri dekada mbas Çlirimit, së bashku me krijimin, forcimin dhe zhvillimin në tërësi të shtetit tonë socialist, u krijua dhe u zhvillua legjislacioni socialist. Në vend të legjislacionit të vjetër reaksionar, i cili shprehte vullnetin dhe mbronte interesat e klasave sunduese, feudo-borgjezisë shqiptare, qysh në kohën e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare dhe sidomos  mbas Çlirimit  u miratuan ligjet e reja, të cilat sot pasqyrojnë raporte shoqërore nga më të ndryshmet, që mbrojnë interesat e popullit në fuqi dhe që u përkasin të gjitha fushave të jetës së vendit tonë.   Vetvetiu vihet pyetja: Çfarë janë këto ligje? Mbi çfarë baze lindin ato? Çfarë roli luajnë në shoqërinë tonë socialiste?

partizanet1-905x395

 V.I. Lenini, duke iu përgjigjur  pyetjes se çfarë është ligji thoshte se ai nuk është gjë tjetër veçse “shprehje vullnetit të klasave, që korrën fitoren dhe mbajnë në duart e tyre pushtetin shtetëror”. Me qëllim që vullneti i klasës sunduese të marrë fuqinë e së drejtës, ai është e nevojshme të shprehet në një formë konkrete, juridike, d.m.th. në formën  e ligjit, të vendimit, të urdhëresës, rregullores etj. Pa normën e së drejtës dhe jashtë saj vullneti i klasës sunduese në aspektin e detyrimit shtetëror nuk mund të shprehet. “… vullneti- thoshte V.I. Lenini, Shprehet si  ligj i vendosur nga pushteti; përndryshe fjala “vullnet” është fjalë e zbrazur e hedhur në erë”.

Ligjet kanë qenë shprehje e vullnetit të klasave sunduese në të gjitha sistemet shoqërore dhe si rrjedhim në të gjitha tipet e shteteve që u kanë korresponduar këtyre sistemeve, pavarësisht nga mënyrat dhe nga format e paraqitjes së legjislacionit në vende të ndryshme gjatë zhvillimit të shoqërisë me klasa.          Ligjet në shtetin skllavopronar ose në atë feudal ishin mjetet kryesore të shprehjes së vullnetit dhe të interesave të skllavopronarëve dhe të feudalëve. Ato shërbenin si armë të mprehta në luftën që zhvillonin për ruajtjen e forcimin e sundimit të tyre, si rrjedhim për nënshtrimin e shfrytëzimin e skllevërve dhe të bujkrobërve, që përbënin shumicën dërrmuese të popullit.

 E njëjta gjë ndodh edhe në sistemin e sotëm kapitalist. Ligjet në shtetet kapitaliste borgjezo-revizioniste shprehin vullnetin dhe mbrojnë interesat e klasës sunduese, d.m.th. të borgjezisë, ato drejtohen kundër masave punonjëse. Me anën e ligjeve pakica sunduese në këto vende i imponon vullnetin e saj shumicës dërrmuese të popullit. Pikërisht këtu e ka bazën e vet kontradikta e papajtueshme që ekziston në fushën e ligjshmërisë midis borgjezisë, kastave revizioniste që janë në fuqi në ish-vendet socialiste dhe klasave punëtore e masave të tjera punonjëse. Kontradiktë që shfaqet përveç të tjerave, nga njëra anë në përpjekjet e borgjezisë për t’u imponuar legjislacionin e vet masave punonjëse dhe nga ana tjetër në kundërshtimin e këtyre të fundit për ta zbatuar këtë legjislacion. ” Në vendet kapitaliste e revizioniste thotë shoku Enver Hoxha se ligji zbatohet nëpërmjet dhunës së egër të borgjezisë. Atje nuk mund të pretendohet realizimi i vullnetshëm i ligjit nga populli për sa kohë që përmbajtja e tij është në kundërshtim të hapët me interesat e popullit”.

80e839121e214f6bdab154571fbd42f6

 Karakteri klasor i ligjeve nuk ndryshon edhe në shoqërinë socialiste. Ligjet e shtetit socialist shprehin vullnetin dhe interesta e klasës sunduese, janë armë e fuqishme për ruajtjen dhe forcimin e sundimit të saj . Veçse ndryshimi thelbësor qëndron në atë që këtu është fjala për vullnetin e klasës punëtore dhe të masave të tjera punonjëse, që përbëjnë shumicën dërrmuese të popullit, shumicë e cila i imponohet vetëm një pakice regresive.

 Siç dihet,vullneti i klasës pusunduese në vendin tonë, vullneti i klasës punëtore dhe i masave të tjera punonjëse, bazohet në fund të fundit në zhvillimin ekonomik të shoqërisë sonë, në kërkesat e zhvillimit socialist të vendit. Për rrjedhim edhe ligjet, e drejta socialiste, lind dhe zhvillohet në përputhje me kërkesat objektive të ndërtimit të socializmit, mbështetet në to dhe shërben si një mjet i rëndësishëm  për vënien në jetë të këtyre kërkesave.

Duke folur për Kushtetutën e Re, e cila është ligj themelor i shtetit dhe njëkohësisht baza e së drejtës sonë socialiste, shoku Enver Hoxha thotë se ajo duhet t’i përshtatet etapës së sotme të zhvillimit të vendit, realitetit të ri. Në mënyrë që si pjesë përbërëse e superstrukturës politike, ajo duhet t’i shërbejë më mirë bazës ekonomike, gjithë zhvillimit socialist të shoqërisë”.

bb8c6f50c9dcbb3a1dc818f7f8282b1e0f39a6ebb1271e41d6bec7f14a04391c

Në këtë mësim të shokut Enver jepet në mënyrë konçize dhe të plotë roli i së drejtës si pjesë e superstrukturës së shoqërisë sonë socialiste, si dhe raporti që duhet të ekzistojë midis saj dhe strukturës ekonomike të shoqërisë.

E drejta jonë socialiste ka për detyrë të shprehë në mënyrë besnike ndryshimet e rëndësishme në jetën ekonomike, politike dhe sociale të vendit tonë. E drejta, sikurse dhe shteti, lind në një periudhë të caktuar të zhvillimit ekonomik dhe lind në periudhë të caktuar të zhvillimit ekonomik. Si rrjedhim ndjek këtë zhvillim duke pasqyryar dhe sanksionuar ndryshimet që vërtetohen në të. “Shteti dhe te drejta shtetërore,-thotë Engelsi,_ përcaktohen nga marrëdhëniet ekonomike”.

Çdo klasë sunduese e krijon legjislacionin në përputhje me kërkesat e rendit të saj ekonomik. E drejta jo vetëm që nuk mund t’i kundërvihet zhvillimit të marrëdhënieve ekonomike, por ajo zakonisht ruan tendencë që të mbetet pas faktorit që e lind. Në këto kushte është detyra  e shtetit, e forcave socialo-politike që drejtojnë, të mos lejojnë prapambetjen e së drejtës nga niveli i marrëdhënieve ekonomike të arritura. Ta bëjnë sistemin e së drejtës që t’i përgjigjet zhvillimit të marrëdhënieve në prodhim.

 Duke u mbështetur në të gjitha këto, marksizëm-leninizmi na mëson se nuk duhet dhe nuk mund të shihet sistemi i së drejtës i pavarur nga marrëdhëniet ekzistuese ekonomike, ndryshe vetë e drejta d.m.th. legjislacioni jo vetëm e humbet rolin e tij progresiv, por çon në aventurizëm ose kthehet në një pengesë të rëndësishme për zhvillimin e shoqërisë.

Lidhur me këtë ligjë të rëndësishm të zhvillimit të shoqërisë, Makrsi duke iu kundërvënë pikëpamjeve të Bakuninit që kërkonte heqjen e menjëhershme të së drejtës së trashegimisë, thoshte se: “Ashtu sikurse e gjithë e drejta civile  në përgjithësi ligjet mbi trashegimin janë: jo shkak por pasojë. Konkluzion juridik i organizimit ekonomik ekzistues të shoqërisë, e cila është bazuar në pronën private mbi mjetet e prodhimit. Zhdukja  e së drejtës së trashëgimisë do të jetë si rezultat i natyrshëm i transformimit social,që do të suprimojë pronën private mbi mjetet e prodhimit. Por heqja e së drejtës së trashëgimisë nuk mund të jetë kurrë pikënisje e këtij transformimi social”.

Partia jonë gjithmonë i ka pasur parasysh keto parime të maksizë-leninizmit. Praktika dhe tërë jeta në vendin tonë tregon pikërisht për respektimin me rigorozitet të këtyre mësimeve. Kështu p.sh. megjithëse heqja e taksave të popullsisë ka qenë pikësynim i natyrshëm i Partisë dhe i shtetit tonë socialist, ligji për këtë qëllim u mor vetëm atëherë kur përveç të tjerave u krijuan kushtet materiale për këtë. Po ashtu ligjet mbi mjekimin falas, mbi pensionet në koperativat bujqësore, mbi elektrifikimin e vendit etj. Dolën në dritë në një stad të caktuar të zhvillimit të madh që morën marrëdhëniet në prodhim dhe forcave prodhuese në vendin tonë.

Pikërisht legjislacioni ynë, qysh prej fillimit të ekzistencës së tij ka luajtur rol progresiv dhe revolucionar. Sepse është mbështetur në kërkesat e ligjeve ekonomike të socializmit, sepse ka pasqyruar dhe mbrojtur marrëdhëniet socialiste në prodhim dhe i ka hapur horizont zhvillimit të forcave prodhuese.  Partia jonë ka luftuar vazhdimisht edhe në fushën e të drejtës pikëpamjet e ndryshme, qofshin këto me përmbajtje konservatore ose liberale. Ajo ka kundërshtuar me kosekuencë çdo lloj voluntantizmi ose spontaneiteti në trajtimin e problemit të legjislacionit. Këtë kujdes të madh të Partisë për të zbatuar me konskuencë parimet e marksizëm-leninizmit, pjekurinë dhe urtësinë e saj e tregon më së miri dhe fakti që legjislacioni ynë socialist në përgjithësi ka pasyqruar në mënyrë të drejtë tendencat  e zhvillimit ekonomik të vendit tonë. Nevojat dhe kërkesat e organizimit ekonomik të shoqërisë i është ruajtur çdo lloj nxitimi ose tërheqje prej dëshirave të rastiti, prej çdo lloj shfaqje subjektivizmi.

Photo

 Si rrjedhim i asaj që u vu në dukje më sipër, ligjet tona pasqyrojnë vazhdimisht kërkesat e zhvillimit të shoqërisë. Me ndryshimin e kushteve objektive dhe si rrjedhim i arritjeve në zhvillimin e kushteve objektive dhe si rrjedhim i arritjeve në zhvillimin e shoqërisë, del vetvetiu e nevojshme që të ndryshohen, të plotësohen ligjet e shtetiti. Që ato t’u konformohen kërkesave të reja. “…ligjet, dekretet e urdhresat tona thotë shoku Enver duhet kurdoherë te dalin nga një njohje dhe analizë e thellë materialiste shkencore e kushteve të jetës reale. Që këtej rrjedh gjithashtu, se sa herë ndryshojnë kushtet objektive dhe sa herë zhvillimi krijon kontradikta e probleme të reja kjo duhet të shoqërohet me rishikimin dhe ndryshimin e dekreteve dhe të urdhëresave tona. Çdo idealizim e fetishizim i asaj që është vendosur dje, në kushte të dhëna bëhet pengesë për zhvillimin dhe shpie në burokratizëm kur këto kushte kanë ndryshuar”.

Gjithashtu legjislacioni për ta pasqyruar drejt realitetin tonë, për të ndihmuar në forcimin dhe në zhvillimin e strukturës së shoqërisë në një moment të caktuar, Por merr parasysh perspektivën, tendencat, pikësynimet e këtij zhvillimi. Me një fjal ai duhet t’i trajtojë problemet duke u nisur jo vetëm nga gjendja e tyre e sotmepor edhe nga roli që ato luajnë aktualisht edhe në perspektivën e zhvillimit të tyre. E drejta  jonë socialiste, ligjet tona, nuk janë një element pasiv në super strukturën e shoqërisë sonë. Përkundrazi, ato mbasi lindin veprojnë në mënyrë aktive mbi strukturën ekonomike të shoqërisë. Ato luajnë një rol të rëndësishëm në zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ekonomike socialiste dhe të forcave prodhuese. Nuk është vështirë të kuptohet roli i madh i Kushtetutës, i Kodit të Punës, i Ligjit mbi veprimet juridike. Dhe i qindra akteve të tjera legjislative të nxjerra nga Kuvendi Popullor, nga Presidiumi i tij, nga Këshilli i Ministrave etj. Në ndërtimin socialist të vendit tonë.

Sikurse u përmend, krijimi, forcimi e zhvillimi i legjislacionit në fund të fundit varet nga oragnizimi ekonomik i shoqërisë. Por krahas me këtë, një rol të rëndësishëm në këtë drejtim luajnë dhe shumë faktorë të tjerë politikë, ideologjikë, moralë etj.  Është e qartë se as që mund të kuptohet përmbajtja e ligjeve tona, pikësynimi dhe roli i tyre. Në qoftë se nuk merret parasysh ndikimi i madh që ushtrojnë mbi to elementet e tjera të ndryshme të super strukturës së shoqërisë dhe në radhë të parë politika e ideologjia e partisë. Pikërisht është për këtë arsye që shoku Enver Hoxha me rastin e hartimit të Kushtetutës së re, orientoi që ajo “duhet të jetë një dokument juridik, politik e ideologjik, që të pasqyrojë plotësisht vijën e Partisë, të mishërohen në praktikën tonë revolcionare…”.                                      Sikurse edhe shteti, e drejta socialiste lind dhe zhvillohet mbi bazën e një botëkuptimi shkencor, të një ideologjie revolucionare të marksizëm-leninizmit. E cila është ideologjia e klasës sonë punëtore dhe Partisë së saj. Pikërisht është kjo ideologji që nga ana e saj ndikon direkt në formimin e vullnetit të popullit  punonjës dhe në përcaktimin e interesave të tij. “Në Republikën Popullore Socialiste të Shqipërisë, theksohet në nenin 3 të Kushtetutës, ideologjia sunduese është makrsizëm-leninizmi. Në bazë të parimeve të tij zhvillohet gjithë rendi shoqëror socialist”.  Ligjet në shtetin tonë të diktaturës së proletariatiti përpunohen në bazë të ideologjisë marksiste-leniniste. Në to gjejnë pasqyrim dhe konkretizim idet e mëdha të makrsit, Engelsit, Leninit e Stalinit, në to mishërohen mësimet e Partisë dhe të udhëheqësit të saj shokut Enver Hoxha, si edhe përvoja revolucionare  e fituar gjatë ndërtimit të socializmit dhe në luftën për mbrojtjen e Atdheut nga imperialistët, revizionistët modernë dhe gjithë reaksionarët e tjerë.

8383696022_afbc677954_b

 Në kushtet e ndërtimit të socializmit, politika e partisë proletare, e mbështetur në njohjen e ligjeve të zhvillimit shoqëror bëhet një forcë e madhe. Ajo shpreh interesat, qëllimet dhe detyrat e klasës sonë punëtore si klasë sunduese dhe të masave të tjera punonjëse aleate të saj. Por përcakton edhe format e mjetet me anën e të cilave këto të fundit nën udhëheqjen e Partisë, luftojnë për realizimin e ndërtimit të plotë të socializmit dhe për mbrojtjen e Atdheut nga armiqtë e jashtëm dhe të brendshëm. Partia e realizon politikën e saj edhe nëpërmjet shtetiti tonë. Një nga mjetet kryesore të realizimit të politikës së Partisë në rrugë shtetërore është e drejta jonë socialiste. Vetë e drejta në përmbajtje është kategori  politike, ajo nuk është veçse politika e Partisë, e shtetit tonë socialist. E shprehur në një formë të caktuar juridike dhe rezlizimi i së cilës garantohet me detyrimin shtetëror. “Ligji,-thoshte V.I. lenini, është masë politike, është politikë”. Kuptohet se sa false dhe mashtruese janë konceptet e njohura borgjeze mbi ndarjen e së drejtës nga politika e shtetiti, mbi të ashqtuquajturën pavarësi të së drejtës etj. Koncepte të tilla në forma të ndryshme ekzistojnë dhe zhvillohen në vendet ku sundojnë klikat revizioniste dhe gëzojnë përkrahje nga “teoricienët” partive revizioniste në shtetet kapitaliste. Këto, natyrisht u duhen klasave sunduese dhe shërbëtorëve të tyre revizionistë për të fshehur karakterin e hapët klasor të ligjeve borgjeze, Për të përligjur shfrytëzimin dhe shtypjen e masave punonjëse, për të mbështetur propagandën e tyre mbi “demokracinë për të gjithë”, mbi shtetin e të gjithë popullit” etj.

7f867c479b83a40125e63a2e7d72fbbb3ee24f7777871376420643853b4da828

Marksizëm-leninizmi na mësom se politika e krijon, e vë në lëvizje  dhe përcakton si përmbajtjen ashtu edhe zhvillimin e së drejtës, d.m.th të legjislacionit të një shteti, i çfarëdo tipi qoftë. Nuk ka ligj pa politikë. Prandaj e drejta asnjëherë nuk mund të vihet mbi politikën dhe as të qëndrojë e pavarur jashtë saj. Pra, mbi këtë bazë është e nevojshme si në fushën e teorisë, ashtu edhe në praktikë, të luftohet me kosekuencë çdo koncept ose shfaqje  për t’ia kundërvënë politikën së drejtës. Një politik ka Partia jonë në fushën e marrëdhënieve të punës ose të sigurimit teknik në prodhim etj. Dhe ajo është e shprehur në Kodin e Punës ose në rregulloret e ndryshme mbi sigurimin teknik e kështu me radhë. Respektimi dhe zbatimi i ligjit në kushtet e vendit tonë socialist është njëkohësisht respektimi dhe zbatimi i politikës së partisë lidhur me problemin që trajtron norma ligjore. “politika e partisë sonë dhe ligjshmëria socialiste-thotë shoku Enver nuk janë të ndara njëra nga tjetra, përkundrazi ato veprojnë në unitet. Sepse kanë në themelin e tyre ideologjinë marksiste-leniniste dhe synojnë arritjen e qëllimeve të përbashkëta. Ligjet në Republikën Popullore të Shqipërisë shprehin politikën e Partisë dhe vullnetin e masave punonjëse të udhëhequra nga klasa punëtore, prandaj vënia në jetë e tyre do të thotë zbatim i politikës dhe i vijës së Partisë. Në të kundërtën, shkelja e ligjeve është  shmangie nga politika e partisë”.

Sigurisht politika e partisë është shumë më e gjerë sa sa përmbajtja e legjislacionit tonë, ajo jo në të gjitha rastet merr formë juridike, por në ato raste kur shprehet në formën e ligjit ajo përbën një unitet të pandarë me të drejtën tonë socialiste.                                                                                                                               Si rjedhim i asaj që u përmend më sipër, zhvillimiet që pëson politika e partisë dhe e shtetiti patjetër gjejnë pasqyrim edhe në të drejtën socialiste, në ligjet dhe në normat e tjera juridike dhe deri në Kushtetutën tonë. Dalja, ndryshimi dhe shfuqizimi i normave ligjore nuk tregon gje tjeter veçse qëllimeve dhe detyrave të klasës sonë punëtore dhe të masave të tjera punonjëse.

Gjithë problemi në këtë fushë qëndron në përpjekjet që duhet të bëhen, në kujdesin që duhet treguar për të paraqitur e reflektuar kurdoherë sa më mirë, sa më plotë e sa më realisht politkën e partisë në gjithë legjislacionin tonë socialist. Pikërisht nga kjo varet dhe dobia shoqërore e një norme ligjore, edhe roli i saj pozitiv në forcimin dhe zhvillimin e marrëdhënieve shoqërore socialiste në vendin tonë.

II. Kuptimi i ligjshmërisë socialiste dhe roli i saj në shtetin e diktaturës së proletaritit

Respektimi i përpiktë, zbatimi i detyrueshëm dhe kuptimi i njëjtë nga organet shtetërore, nga organizatat shoqërore dhe nga të gjithë shtetasit i ligjeve dhe i akteve të tjera juridike të nxjerra në bazë të tyre së bashku me ekzistencën e një legjislacioni të plotë, përbëjnë bazën e ligjshmërisë socialiste në shtetin e diktaturës së proletariatit.

Parimi i ligjshmërisë socialiste u përpunua nga V.I. Lenini qysh në ditët e para të Revolucionit të Tetorit.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s