Skoda VisionS Concept

Skoda është duke marrë hapin e ardhshëm në fushatën për modelin e markës: në vitet e ardhshme, prodhuesi çek i makinave  do të  zgjerojë gradualisht ofertën e saj në modelet  e  SUV. Koncepti i makinës Skoda VisionS jep një pasqyrim të SUV –in (makina sportive për   përdorim utilitar) e  ardhshëm Yeti, i cili do të prezantohet në gjysmën e dytë të vitit 2016. Përveç projektimit të ardhshëm SUV, makina zbulon risitë teknologjike më të rëndësishme ku  Skoda do të vërë theksin  në vitet e ardhshme.

“Marka jonë vazhdon të zhvillohet me një ritëm të shpejtë,” tha shefi ekzekutiv i Skoda Bernhard Maier. “Me Yeti, Skoda ka bërë tashmë një paraqitje të madhe me SUV.

Ekpertiza jonë është furnizues për  prodhimin e  modelit  SUV për Yeti.

Në aspektin e dizajnit, paketës së përgjithshme dhe prakticitetit, Skoda VisionS tashmë ofron një pamje të re në SUV-in tonë të ri. Makina shfaq një shumëllojshmëri të përparimeve të ardhshme teknologjike, që janë duke u bërë gjithnjë e më të rëndësishme për klientët tanë si edhe për Skodan. Kjo është arsyeja pse ne jemi duke punuar edhe në fusha të tilla si transporti elektrik, ngarje të automatizuar dhe rrjetet  e plota të makinave, shoferi dhe udhëtarët me mjediset e tyre. ”

skoda 1

Skoda VisionS: duke u zhvendosur në të ardhmen.

 

Gjatë fushatës së saj të rritjes, Skoda tashmë ka përditësuar gjerësisht modelin e saj, u zgjerua dhe rriti praninë e saj ndërkombëtare në treg. Në të ardhmen  prodhimi i modelit Skoda Yeti, e cila do të paraqitet në pjesën e dytë të vitit 2016, Skoda do të shpallë si  qëllim të saj  për të demonstruar markën e saj  në të gjitha segmentet  e rëndësishme të automjeteve. Projektimi dhe aftësitë teknologjike që Skoda ka zhvilluar tani duke kaluar markën në SUV, është diçka me përfitime për klientët e Skoda, si gjithmonë.

skoda 2

Përveç funksionalitetit të provuar të markës dhe cilësi të reja emotive, tani ka edhe një rritje në përdorimin e risive teknologjike: makina  VisionS  ka tipare hibride elektrike, një sistem të ngjashëm drejtimi me ato që do të përdoren në prodhimin e ardhshëm të makinave. Për më tepër, Skoda është gjithashtu duke punuar mbi një sistem të pastër për makinat  elektrike.

Në drejtim të lidhjes me rrjetin, Skoda VisionS  është gjithashtu duke treguar mënyrën: shoferët do të ngasin një makinë edhe më të sigurt, si dhe do sigurojnë  një udhëtimi më të rehatshëm  dhe të sigurt.

Drejtimi i automatizuar është një tjetër koncept për të ardhmen e markës. Sot, shoferët e modeleve Skoda tashmë gëzojnë përfitimet e sistemeve të tilla si Traffic Jam Assist dhe Front Assist me City Emergency Brake (frenat emergjente të qytetit) të integruar, të cilat rrisin sigurinë dhe rehatinë. Në të ardhmen, duke zgjeruar gamën e sistemeve të drejtimit do të luajnë një rol kyç në strategjinë e inovacionit të markës- deri në ngarje të automatizuar.

 

Skoda VisionS: Paketa e përgjithshme

 

Me një gjatësi prej 4.70 metrash, një inter aks 2.79 metra, një gjerësi prej 1.91 metrash dhe një lartësi prej 1.68 metra, Skoda VisionS ka një paraqitje  të mirë në rrugë.

Bazuar në matricën e tërthortë të Volkswagen Group, kjo është e para Skoda me gjashtë vende të shpërndarë në tre rreshta. Pjesa e brendshme është “demokratike”: çdo person në makinë gëzon rehati të klasit të parë, shoferi si dhe pesë pasagjerë.

Ka hapësirë të mjaftueshme, për këmbët, kokën, bërrylat  në secilën prej dy rreshtave të para të vendeve. Radha e tretë është projektuar për dy persona. Në varësi të pozicionit të vendeve, portbagazhi ka një kapacitet deri në 460 l, dhe është e lehtë të ngarkohet në sajë të katit të saj të sheshtë, me një prag  të ulët të derës së pasme.

Karakteristikat e të tilla si çanta me grepa e bëjnë përdorimin e Skoda VisionS të lehtë dhe të kënaqshëm.

skoda 3

Dizajni i jashtëm: emotive por të fuqishme

skoda  4

Në Geneva Motor Show 2014, Skoda prezantoi  dizajnin e VisionC në lidhje me stilin e saj të projektimit që nënvizon forcën emocionale të markës:  Fabia dhe Superb ishin makinat e para të prodhuara në këtë stil. Skoda është duke aplikuar dizajnin e saj modernë në SUV. VisionS është projektuar në një mënyrë shprehëse, tërheqëse dhe dinamike, dizajni  ka një balanc – tipike për Skoda – mes racionalitetit dhe estetikës,” tha shefi i dizajnit për Skoda Jozef  Kaban. “Linjat e Skoda VisionS janë frymëzuar dukshëm nga tradita boheme e artit në kristalet e xhamit, të gjitha pjesët janë të sakta, të mprehta.  Në sipërfaqet e kontureve, loja e dritës dhe hijes krijojnë  efekte të forta që janë të theksuara edhe më tej nga ngjyrat e gjelbra. Vetëm duke kërkuar në pjesën e përparme të Skoda VisionS, identiteti i dizajnit të markës  është qartazi e dukshme. Linjat e dyfishta horizontale simbolizojnë mbrojtjen dhe forcën. Mbulesa është e gdhendur, logoja e markës është pozicionuar në vend të dukshëm. Grilat e Skoda kanë formë të drejtë me pamje të sheshtë, fenerët me teknologjinë LED së shpejti do të shkojnë në prodhimin  në seri. Ka katër njësi ndriçimi në secilin nga fenerët e sipërm me rreze të lartë dhe të ulët, reflektimet e tyre të japin përshtypjen se ata ishin qerpikët e një syri njerëzor. Dritat e ditës janë fenerët kryesorë, njësitë më të ulëta të sigurojnë dritat e mjegullës. Fenerët dhe logoja e markës dhe traversa e pjerrët karakterizohen nga tipare të kristalta, një atribut  nga prodhuesit çekë të qelqit. Pamja e jashtme gjithashtu karakterizon pamjen e fortë të SUV. Linjat e krijuara me kujdes fillojnë në njësitë e sipërme të ndriçimit dhe të shtrihen në të gjithë trupin e fuqishëm. Harku i rrotave, përshtatur me një pjerrtësi të gjerë këndore, konturet elegante formojnë një gërryerje të thellë në pragun e derës. Pjerrësia e linjave të çatis, dhe në fund me një formë më të vogël e bën të duket sikur të ishte duke u nxituar edhe kur qëndron. Interaksi i gjatë aludon për një pjesë të brendshme të madhe.   Pjesa e pasme e Skoda VisionS duket sikur është skalitur. Ana e pasme ofron një qëndrim të fortë në rrugë. Dritarja e pasme, nën një krah të gjatë, mbahet ngushtë dhe sportiv, pa kompromentuar pamjen. Logoja e markës Skoda dhe dritat LED janë nën dritaren e pasme. Lentet e tyre, të bëra nga kristale qelqi, të cilat përmirësojnë pamjen aerodinamike. Fenerët funksionojnë me njësi LED. Skoda C fillon me dritat e pasme dhe vazhdon me pasqyrën e sheshtë në parakolpin e pasëm.

skoda 5

Pjesa e brendshme: transparent dhe i rregulluar

skoda 6

E ndritshme, transparente dhe e gjerë, pjesa e jashtme e strukturuar në mënyrë të qartë vazhdon edhe në pjesën e brendshme. Në përputhje me kriteret e projektimit të markës, pjesa e brendshme e makinës ka një karakter “demokratik”; pjesë të barabarta për pasagjerët. Hapësira është e ndarë në mënyrë simetrike. Ekrani i dytë është një risi për markën: paneli i instrumenteve është projektuar për pasagjerët në sediljen e pasme, si edhe për shoferin. Përpara ka një ekran të sheshtë 16 inch. Ekrani mbrohet nga një kornizë vertikale.

skoda 7

Tërësisht në përputhje me moton e markës “Thjeshtë të zgjuar”, Skoda është duke punuar intensivisht në praktikë, konceptet operative për përdorimin  miqësor  në prodhimet  e ardhshme të makinave. Koncepti i Skoda VisionS po jep një paraqitje të shkurtër në atë që do të përcjelli në të ardhmen. Të gjithë udhëtarët kanë ekranët e tyre, secila prej tyre operon me veprime të thjeshta.   Informacioni  procesohet me qëllim për shoferin dhe pasagjerët, dhe qasja në informacion është i optimizuar për secilin udhëtar. Në vitet e ardhshme, Skoda do të prezantojë një ekran multifunksional të programueshëm; në të njëjtën kohë, marka është duke punuar edhe në përdorimin e komandave nga zëri dhe gjestet.

Një ekran i tretë është e vendosur në qendrën e komandimit; ekrani për pasagjerët e në rreshtin e  dytë ose të tretë  gjendet në vendin ku mbështet koka. Një phonebox është i integruar në çdo derë, ku smartfonët mund të karikohen, çdo individ mund të hyjë me të dhënat e smartfonit, duke përdorur ekranin e tyre.

Fine, lëkurë gri të kombinuar me ngjyrat   blu e errët me fibra sintetike  theksojnë stilin e lartë të pjesës së brendshme. Bluja e errët dominon pjesën e sipërme; kolltuku dhe mbajtësja e krahëve mbulohet nga një gri e errët. Logoja në qëndrën e timonit, pjesa e panelit të komandimit dhe rripi në dyer janë bërë nga prodhuesit çekë të kristaleve. Ndriçimi i ambientit  thekson efektin e dritave ; ka një zgjedhje me dhjetë ngjyra të ndryshme.

 

Skoda është bërë elektrike: Skoda VisionS hibride elektrike.

 

Skoda është duke punuar me shpejtësi të plotë për të prodhuar  makinat  elektrike: motori hibrid  do të jetë në dispozicion, e ndjekur menjëherë më pas nga një motor krejtësisht elektrik. Skoda VisionS Concept ofron një paraqitje të shkurtër për të ardhmen : me një prodhim të energjisë prej 165 kW (225 PS), makina përshpejtohet nga zero në 100 km / h në 7.4 sekonda dhe ka një shpejtësi maksimale prej pothuajse 200 km / h . Me 1.9 litra benzinë  makina udhëton  100 km (45 g CO2 / km).

Skoda VisionS mbulon një rrugë 50 km vetëm nga motori elektrik, dhe udhëton deri në 1000 km me dy sistemet e kombinuara. Motori benzinë është 1.4 TSI me 115 kW (156 PS) dhe 250 Nm të momentit rrotullues. Ajo punon së bashku me një motor që ofron 40kw  fuqi të vazhdueshme dhe një çift rrotullues që arrin kulmin me 220 Nm. Ajo është e integruar me kutinë e ndërrimit të shpejtësisë DSG e cila transferon fuqinë për rrotat e para. Një motor i dytë elektrike me fuqi deri në 85 kW dhe 270 Nm të momentit rrotullues drejton boshtin e pasëm. Ajo punon në mënyrë të pavarur nga rrotat e para aktive, që do të thotë makina punon me të katër rrota, e cila nuk kërkon bashkim mekanik. Një sistem i menaxhimit inteligjent kontrollon integrimin e dy motorëve – gjithmonë duke synuar për efikasitetin maksimal. Shoferi i Skoda VisionS  mund të zgjedhi  në mes të pesë mënyrave të ndryshme operative, duke filluar nga thjesht elektrike deri në mënyrën me karikim. E-mode do të thotë makinë të pastër elektrike, me rrotullim të lartë të motorrit e pozicionuar    në boshtin  e pasëm kryen të gjithë punën. Në modelin hibrid,sistemet e e ndryshme punojnë së bashku në mënyra të ndryshme në varësi të kërkesave, energjia rikuperohet, e-motori  do të jetë gjenerator. Kur arrin përshpejtimin, modeli hibrid,motori  1.4 TSI  bashkëpunon me  dy të parat dhe me motorët e pasëm elektrikë. Ajo punon në mënyrë të tillë, kur sistemi hibrid  i bën  rrotat të ndjeshme: për më tepër  motori me benzinë në pjesën e përparme dhe e-motori në pjesën e pasme janë shfrytëzuar , për shembull në sipërfaqe të rrëshqitshme apo jashtë rrugës kryesore.  Në mënyrën me karikim, bateria rikarikohet, duke përdorur motor elektrik në pjesën e përparme. Karikimi është i mundur ndërsa lëviz ose rri në vend. Të gjitha informatat e përshtatshme tregohen në ekranin dixhital të shoferit.  Një bateri me jone  litiumi të  lëngshëm, ruajnë 12.4 kWh energji, është në zonën e mbrojtjes ndaj përplasjeve  në e boshtin e pasme. Ai kontribuon në shpërndarjen e peshës në pjesë të ndryshme të Skoda VisionS.

Karikimi duke qëndruar bëhet nga një prizë. Përveç kësaj, marka punon me smartfonët, karikimi me induksion do të përdoret në të ardhmen.  Për këtë, një pllakë karikuesi do të transferojë energji nga rrjeti në makinë.

 

Shasia: Udhëtim i sigurt gjatë gjithë kohës.

 

Udhëtimi me  Skoda VisionS është i sigurt në të gjitha llojet e rrugëve, dhe makina lëviz lehtë jashtë rrugës. Rrotat 21 inch dhe gomat  me tipare 275/40. Dizenjimi i rrotave është bërë aerodinamike. Shumë komponente të traversës  MacPherson janë prodhuar nga alumini, projektuar për  të thithur forcat  gjatësore dhe tërthore  në mënyrë të pavarur nga njëri-tjetri. Drejtimit me timon i janë rritur aftësitë drejtuese.  DCC kontrollon balestrat dhe lejon shoferin për të zgjedhur mënyrën e drejtimit të dëshiruar-standart,komfort ose sportive, që u përshtaten preferencave  të tyre individuale.

 

Përmirësime online: Skoda lidhet me internetin.

 

Lidhja e plotë e makinave me rrjetin, shoferin dhe udhëtarëve do të sigurojë klientët e Skoda me një udhëtim edhe më të sigurt dhe më të rehatshme në të ardhmen. Për këtë qëllim, Skoda është duke punuar intensivisht për tipare të reja të lidhjes, të cilat do të ofrojnë qasje për më shumë informacion si dhe të kontribuojnë për argëtim. Skoda Visions është gjithashtu duke treguar mënyrën se sa i përket lidhjes: përveç një ekrani  individual dhe kufjeve, çdo pasagjer ka një ndarje smartfoni  me funksion Smartlink si dhe karikim induktiv në dispozicion të tyre. Duke përdorur rrjetin e makinave, të gjithë pasagjerët e Skoda VisionS mund të dërgojnë të dhënat – të tilla si sugjerime të rrugës  dhe të komunikojnë me njëri-tjetrin me lehtësi. Lidhja e internetit përdor standardin super  të shpejtë LTE; pajisjet e  udhëtarëve janë të lidhura me një pikë WLAN. Në të ardhmen, zgjidhjet e reja të lidhjes mund të jenë për shembull mjedise të personalizuar për shoferin dhe pasagjerët. Playlist, sistemi i ngrohjes, navigatori, mund të programohen përpara udhëtimit. Një kyç dixhital në një telefon celular ose smartwatch mund të përdoret për të hapur makinën.  Informacionet për trafikun, motin gjithashtu mund të personalizohen. Modelet e ardhshme të Skoda mund të njoftojnë njëri-tjetrin për zonat  e njohura të rrezikut. Zgjidhjet  e lidhjes me rrjetin mund të përmirësojnë shumë rehatinë dhe sigurinë e makinës.

 

https://www.netcarshow.com/skoda/2016-visions_concept/

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s