Investimi në rekomandimet rrit bazën e klientelës tuaj.

Në ditët e sotme dixhitale, burimi i vetëm më i mirë i klientëve të rinj për çdo biznes është reklama nëpërmjet bisedës. Cila është mënyra më e mirë për të marrë klientë  të rinj, në momentin që klientët tuaj ekzistues kanë përhapur lajmin për shërbimin tuaj të jashtëzakonshëm? Biseda ndodh natyrshëm, me kusht që shërbimi juaj i taksis të jetë i denjë për përpjekjet, kjo do të rrisë shanset e njerëzve të rekomandojnë shërbimin tuaj tek  të tjerët. Ju duhet të përfitoni nga rekomandimet. Rekomandimet janë instrument i fuqishëm, kur përdoren siç duhet, dhe mund të ndihmojë taksistët të rrisin klientelën.

word_of_mouth-

Siguro   shërbimin e mirë për klientët tuaj.

 

Ka disa gjëra që duhet të ndodhin në mënyrë që të merrni rekomandime të suksesshme. Ju duhet të keni një shërbim që njerëzit do të donin ta rekomandonin. Asnjë klient nuk do tu sugjeronte miqve të vetë një shërbim taksie që është pa nivel. Çelësi për të marrë rekomandime të mira është të keni shërbime të mira. Kompania juaj ka nevojë për tu bërë një përshtypje të mirë klientëve tuaj ekzistues. Makinat e pastra, shoferët profesionistë  dhe të sjellshëm janë të gjitha të nevojshme në qoftë se ju doni që klientët të vijnë tek ju.

 

Ofroni stimuj për rekomandime.

 

Ka shumë mënyra që ju mund të tërhiqni pasagjerë për të përhapur fjalën në lidhje me shërbimin tuaj me taksi. Stimujt janë një motivues i fuqishëm, dhe të thjeshtë për tu ofruar. Dhuro  disa kupona zbritjeje për pasagjerët tuaj pasi ata të largohen nga taksia. Kërkojini pasagjerëve për të dhënë kuponat për miqtë dhe kolegët e tyre. Duke supozuar se pasagjerët tuaj janë të kënaqur nga shërbimi juaj, ata do tua sugjerojnë miqve të tyre.

Mos kini frikë të kërkoni për rekomandime.

 

Mbani disa karvizita në taksin tuaj. Nëse ju keni një pasagjer i cili është i kënaqur me shërbimin që ju ofroni, kërkoju  tua rekomandojnë shërbimin tuaj me  taksi miqve të tyre. Ju mund të ofroni nxitje për dhënien e informacionit, dhe ofroni zbritje për miqtë e tyre në të ardhmen. Adresat e emailit janë gjëja më e thjeshtë. Ato nuk janë shumë personale dhe të lejojnë që të kontaktoni klientin potencial.Gjithashtu dërgoni me email kuponat për ata që duan shërbimin me taksi. Ju duhet të gjeni disa udhëtarë të jenë të gatshëm për ta ndarë informacionin me shokët e tyre. Ka disa mënyra sesi shërbimi juaj me taksi mund të përfitoj nga rekomandimet.  Gjithkush ka një smartphone këto ditë. Vendosni  një afishe në taksin  tuaj me një kod QR dhe  një kupon zbritjeje  në web faqen tuaj. Lejo klientin tuaj tu dërgojnë  email miqve të tyre. Në këtë mënyrë ju merrni të mirat e rekomandimit personal, por udhëtarët nuk e kanë të nevojshme të japin të dhënat personale.

hydrogen-station building

Rekomandimet janë një mjet i fuqishëm për rritje të klientelës. Nëse ju keni një shërbim taksie me cilësi dhe këto janë provuara nga vetë klientët tuaj, klientela juaj do të zgjerohet. Shumica e njerëzve janë më se të lumtur për të rekomanduar një shërbim në të cilën  ata kanë pasur një përvojë pozitive. Ndihmojini ata të reklamojnë për juve duke iu ofruar mënyrat më të lehta për të përhapur fjalën dhe do të shikoni rritje të menjëhershme të klientelës.

https://taxistartup.com/blog/leverage-referrals-to-grow-your-client-base/

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s