Garat Indianapolis 500.

Indianapolis 500 paraqiti PennGrade Motor Oil e cila është një garë e automobilave e mbajtur çdo vit në Indianapolis Motor Speedway në Speedway, Indiana, në periferi të Indianapolis, shteti Indiana. Ngjarja është mbajtur gjatë Ditës Përkujtimore, e cila mbahet zakonisht në fundjavën e fundit në Maj. Ajo është pjesë e serisë Verizon IndyCar, niveli i lartë i kampionatit amerikan të garave me makina.1912_Indianapolis_500,_Joe_Dawson_winning

Ngjarja konsiderohet si spektakli me i  madh i garave, konsiderohet pjesë e Çmimit të Trefishtë në automobilizëm (Triple Crown of Motorsport), që përfshin tre evenimentet sportive më prestigjioze në botë. Pjesëmarrja zyrtare nuk jepet në informacionet shpjeguese nga menaxhmenti i Speedway, por kapaciteti i përhershëm është 250,000- 300,000.

Gara  inauguruese u fitua nga Ray Harroun në 1911. Gara festoi 100 vjetorin e saj në vitin 2011, dhe gara e 100 do të mbahet në vitin 2016. Juan Pablo Montoya është kampion aktual. Shoferët më të suksesshme janë A. J. Foyt, Al Unser, dhe Rick Mears, secili prej të cilëve kanë fituar garën katër herë. Rick Mears mban rekordin për shumicën e “pole positions” (ai që e nis garën në krye të rreshtave) gjashtë here. Drejtuesi më i sukseshëm i ekipit është Roger Penske, drejtues i ekipit Penske, e cila ka 16 fitore.

220px-Mercedes_w154_indianapolis

Specifikat e garës.

 

Indianapolis 500 është mbajtur çdo vit në Indianapolis Motor Speedway, një circuit 2,5 milje në formë ovale. Garuesit bëjnë 200 xhiro, në krahë të kundërt të akrepave të ores, për një distancë prej 500 milje. Që nga fillimi i tij në vitin 1911, gara ka qenë gjithmonë e planifikuar në afër Ditës Përkujtimore. Që nga viti 1974, gara ka qenë e planifikuar për fundjavën e Ditës Përkujtimore. Tradicionalisht, fusha përbëhet nga 33 startime, të harmonizuara në një rrjet me 11 reshta me 3 makina secila. Ngjarja mbështet nga “Indy cars” me makina që kanë kabinë të hapur. Që nga viti 2015, makinat përdorin 2.2 L V6, motorët tubro të dyfishtë e cila prodhon 550-700 kuaj fuqi (410-520 kW). Chevrolet dhe Honda janë prodhuesit e tanishme të përfshirë në sport. Firestone, i cili ka një histori të gjatë në sport, është ofruesi ekskluziv i gomave. Gara është ngjarja më prestigjioze e kalendarit IndyCar, dhe një nga më të vjetrat dhe më të rëndësishmet e garave automobilistike. Ajo deklarohet si ngjarja më e madhe sportive në të gjithë botën. Po kështu, Indianapolis Motor Speedway në vetvete është konsideruar si objekti i madh në botë sportive në aspektin e kapaciteteve.  Shifra totale e tejkaloi 13 milionë $ në vitin 2011, me mbi 2,5 milion $ jepet fituesit, duke e bërë atë një nga fondet më të pasura në sport. Për shkak të çështjeve të sigurisë, gara nuk është mbajtur në kushtet me  lagështirë.  Nëse bie shi gjatë garës, zyrtarët mund të përfundojnë garën dhe të deklarojnë zyrtarisht rezultatet në qoftë se më shumë se gjysma e distancës së caktuar (p.sh., 101 xhiro) kanë përfunduar.

220px-Fittipaldi_indy

Historia

 

Kompleksi Indianapolis Motor Speedway është ndërtuar në vitin 1909 si  rrugë me zhavorr për aktivitete të vogla përfshirë ato me motoçikleta.

Gara e parë u mbajtë në Speedway në Ditën Përkujtimore, 30 Maj, 1911. Në vitin 1912, buxheti u ngrit në 50,000 $. Prodhuesit europianë si italiani  FIAT dhe francezi Peugeot morën pjesë në  këto gara ku fituan në vitet 1912 dhe 1919.

Pas Luftës së Parë Botërore, shoferët vendas dhe prodhuesit rifituan dominimin e tyre të garës. Inxhinjeri Harry Miller e ngriti veten si më konkurruesi i  krijuesve të pasluftës. Zhvillimet e tij teknike e lejuan atë që të jetë në mënyrë të tërthortë lidhur me një histori suksesi që do të zgjasë në mes të viteve 1970.

 

Emri i garës.                         220px-Ims_aerial

 

Gara ishte shpallur fillimisht si “Gara ndërkombëtare 500 milje” nga  1911 deri 1916. Megjithatë, nga fillimi i tij, gara ka qenë i njohur gjerësisht si Indianapolis 500 ose, më thjesht si “500”. Pas Luftës së Dytë Botërore, gara ishte e njohur zakonisht si “500”, e “gara 500-Mile “, “gara Indianapolis 500-milje”, “Indianapolis 500”, ose formën e thjeshtë “Indy 500”.  Që nga fillimi i tij, gara është shmangur çdo lloj emri që lidhet em ndonjë sponsor, filma, diçka e pazakontë në botën e sportit, por mirëpritur nga tifozët. Speedway ka preferuar të shfaqë një kontigjent prej disa sponsorëve të shquar në garën zyrtare në vend të një sponsor ikryesor për titull.

 

Shoferet femra.

Danica Patrick

 

Pjesëmarrja e femrave në Indianapolis u dekurajuar dhe të ndaluar  gjatë disa dekadave të para të konkursit. Si e tillë, gazetarët femra nuk u lejuan në fushën deri në vitin 1971. Ka pasur nëntë shofere  femra që janë kualifikuar, duke filluar me Janet Guthrie në vitin 1977. Sarah Fisher ka konkurruar nëntë herë, më shumë se çdo grua. Danica Patrick ka udhëhequr 19 xhiro në garën e vitit 2005 dhe 10 xhiro në garën 2011, vetëm një herë  një grua ka udhëhequr xhiron gjatë garës. Pozicionimi i saj në vendine  tretë në 2009 është përfundimi më i mire për një grua.2007_Indianapolis_500_-_Starting_field_formation_before_start

https://en.wikipedia.org/wiki/Indianapolis_500

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s