Gara 24 orë e La Manshit.

Gara 24 orë e La Manshit është gara më e vjetër e garave të makinave sportive, e cilka mbahet çdo vit që nga viti 1923 në qytetine  La Mansh, Francë. Kjo është një nga garat më prestigjioze të automobilave në botë dhe është quajtur shpesh “Çmimi i Madh  i qëndrueshmërisë dhe efikasitetit”. Ky eveniment është pjesë e Triple Crown of Motorsport (Çmimi i trefishtë në garat e makinave); të tjera janë Indianapolis 500, dhe Grand Prix Monaco. Gara është organizuar nga Klubi i Automobilave të Perëndimit. Që nga viti 2012, 24 orë të La Manshit ka qenë një pjesë e kampionatit FIA. Në vitin 2016, do të jetë raundi i 3-të i sezonit.

Kjo garë ka qenë frymëzim për garat e tjera 24 në vend si Daytona, Nurburgring, Spa-Francorchamps dhe Bathurst.

Seria e garave La Mansh amerikane dhe ato europiane u përshtatën sipas rregullave të garave 24 të La Mansh. Garat e tjera përfshijnë Le Mans Classic, një garë për makinat historike të viteve të kaluara të mbajtura në Circuit de la Sarthe, një version motor të garës e cila është mbajtur në versionin e shkurtuar Bugatti i të njëjtit cirkuit, një garë me makina kart një garë me kamiona dhe një garë parodi 24 orë e LeMons.

Circuit de la Sarthe track map.svg

 

Qëllimi

 

Në një kohë kur gara  Grand Prix ishte forma dominuese e motorsport në gjithë Evropën, La Mansh është projektuar për të paraqitur një provë tjetër. Në vënd që të përqëndrohen në aftësitë e një kompanie për të ndërtuar makina të shpejta, garat 24  La Mansh do të përqëndrohen në aftësinë e prodhuesve për të ndërtuar makina sportive të besueshme. Kjo inkurajoi risi në prodhimin e automjeteve të besueshme dhe të karburantit, sepse garat kërkojnë makina që zgjasin dhe të shpenzojnë sa më pak kohë në gropa që të jetë e mundur.

Në të njëjtën kohë, planimetria e pistave kërkonte aerodinamikë më të mire dhe stabilitet në shpejtësi.  Derisa kjo ishte ndarë me garat Grand Prix, disa rrugë në Europë kishin gjatësi të krahasueshem me Mulsanne. Përveç kësaj, për shkak se rruga është publike dhe nuk janë mbajtur në mënyrë të kujdeshme si cirkuite të përhershme.

Kriza e naftës në fillim të viteve 1970 detyroi  organizatorët për të miratuar një formulë ekonomike  të karburantit të njohur si Grupi C për të kufizuar sasinë e karburantit për çdo makinë të  lejuar. Edhe pse ajo u braktis më pas, ekonomia e karburantit mbetet e rëndësishme se si burime të reja të karburantit reduktojnë kohën e shpenzuar gjatë “pit stopeve”. Risitë teknologjike tilla kanë pasur një efekte të cilat ndikojnë në makinat e zakonshme. Kjo ka çuar edhe në supermakinat  shpejta dhe më shumë ekzotike dhe prodhuesit kërkojnë të zhvillojnë rrugët e makinave  më të shpejta për makinat GT.

 

Garat

 

Gara është mbajtur në qershor, duke çuar në kohë me kushte shumë të nxehta për shoferët, veçanërisht në automjete të mbyllura dhe me ventilim të dobët; shiu nuk është i pazakontë. Gara fillon në mes të pasdites dhe përfundon të nesërmen, në të njëjtën orë kur gara ka filluar. Gjatë 24 orëve, konkurrentët moderne shpesh mbulojnë distanca mbi 5.000 km. Të dhënat e vitit  2010 me distancë 5,410 km (3,360 mi), gjashtë herë më e gjatë se  Indianapolis 500, ose rreth 18 herë më shumë se një Formula One Grand Prix. Shoferët dhe ekipet e garave përpiqen për shpejtësi dhe të shmangin dëmet mekanike, si dhe menaxhimin e makinave “, në radhë të parë të karburantit, gomat. Ka teste “durimi” ku shoferët e garave garojnë 2 orë përpara se ndihmës shoferi mund të marri përsipër një pushim gjatë pit stopit, ndërsa ata hanë dhe pushojnë. Rregulloret aktuale urdhërojnë se tre shoferët ndajnë çdo automjet konkurrues.

Ekipet konkuruese ndahen në grupe të quajtura “klasa”, ose makina me karakteristika të ngjashme, ku konkurrojnë në të njëjtin kohë. Fillimisht, garat e makinave janë për publikun e gjerë të quajtura edhe “sporti i makinave”, në krahasim me makinat e specializuara të përdoren në Grand Prix. Me kalimin e kohës, automjetet konkurruese evoluan larg nga rrënjët e tyre të makinave rrugore në dispozicion të publikut, dhe sot garat janë bërë nga dy klasa të përgjithshme.

Ekipet konkurruese kanë një shumëllojshmëri të gjerë, duke filluar nga departamentet e konkurrencës e prodhuesve të makinave, në ekipet e profesionale të motorëve të garave, të ekipeve amatore.

Gara ka kaluar edhe periudha të gjata si një raund të Kampionatit Botëror të Sportit të makinave, edhe pse la Mansh ka patur një reputacion më të forte se Kampionati Botëror, dhe është një raund i kampionatit FIA. Gara është njohur si pjesë çmimit jozyrtar “Çmimit të trefishtë” e cila përfshin Formula One, IndyCar (Indianapolis) dhe garat e makinave sportive.    Që nga viti 1998, seria e garave amerikane La Mansh zhvilloi një garë të dytë së bashku me garën  12 orë Sebring çdo vit e quajtur “Petit Le Mans”(La Manshi), si një garë 10-orë ose 1000-milje në versionin amerikan. Në vitin 2014, Kampionati i makinave sportive Tudor ( një shkrirje e garave Sebring, Petit Le Mans në Braselton, Georgia, edhe 6 orë të Watkins Glen në Watkins Glen, New York, dhe e Rolex Sports Car Seria ’24 orë të Daytona), janë gara përgatitore për ekipet në garën e La Manshit.

 

Makinat.

Gara ka rreth 50 konkurrentë. Çdo makinë është e nevojshme që të ketë të paktën dy vende, por kohët e fundit makina duhet vetëm të ketë aftësinë për të akomoduar një vend të dytë në kabinë. Jo më shumë se dy dyer janë të lejuara; makina me kabinë të hapur nuk kërkojnë dyer. Duke filluar në vitin 2014, të gjitha makinat në kategorinë e parë LMP1 u kërkohet të kenë çati për shkak të sigurisë, makinat e hapura lejohen vetëm në kategoritë më pak të ngadalta LMP2.  Edhe pse të gjitha makinat të konkurrojnë në të njëjtën kohë, ato janë ndarë në klasa të veçanta. Një çmim i jepet fituesit të çdo klasë, dhe një për fituesin e përgjithshëm. Numri i klasave ka ndryshuar me kalimin e viteve, por tani ka katër. Ndërtimi me porosi i Le Mans Prototypes (LMP) janë në krye të dy klasave, LMP1 dhe LMP2 janë ndarë për nga shpejtësia, pasha dhe prodhimi i energjisë. Nga viti 2011, dy klasa e ardhshme janë (GT), GT Endurance Pro dhe GT Endurance AM. Të dyja këto klasa të shfrytëzojë LM GTE, rregullat e  “Le Mans Grand Touring “.

bmw

 

Shoferët

 

Fillimisht, nuk ka pasur rregulla për numrin e shoferëve të një makine, ose sa kohë ata mund të ngasin. Edhe pse pothuajse të gjitha ekipet përdorur dy shoferët në dekadat e para, disa shoferë si Pierre Levegh dhe Eddie Hall u përpoqën për të drejtuar vetëm në garë, duke shpresuar për të kursyer kohë, duke mos pasur nevojë për të ndryshuar shoferët. Kjo praktikë u ndalua më vonë. Deri në vitin 1980, ka pasur ekipe në të cilën vetëm dy shoferë e kanë  përfunduar, por deri në fund të dekadës, janë ndryshuar rregullat të  cilat parashikojnë se të paktën tre shoferët duhet të drejtojnë në çdo makinë.

Nga 1990, për shkak të shpejtësisë së makinave dhe sforcimit të shoferëve, rregulla shtesë janë vënë për të reduktuar lodhjen e shoferëve  kanë vendosur që shoferët nuk duhet të drejtojnë katër orë rresht, dhe në total asnjë shofer nuk mund të drejtojë më shumë se katërmbëdhjetë orë total. Me menaxhimin e kujdesshëm të ndarjes së shoferëve, kjo e bën të mundur për të përfunduar garën me vetëm dy shoferë (ashtu si edhe Jeroen Bleekemolen dhe Cooper MacNeil në vitin 2014), edhe pse pjesa më e madhe e ekipeve ende vazhdojnë të përdorin tre shoferët.220px-Le_Mans_2008_Rolling_start

 

Traditat dhe rregullat unike.

 

Edhe pse kjo është një pjesë e Kampionatit Botëror të makinave sportive për shumicën e ekzistencën e saj, gara ka pasur rregulla të ndryshme për sigurinë dhe konkurrencës, arsyeja për shkak të gjatësisë së saj. Për shumë dekada, makinat e kishin të nevojshme për të lëvizur  të paktën një orë në garë para se ata ishin të lejuar për të mbushur makinën me naftë. Kjo ishte një përpjekje nga ana e ACO për të ndihmuar në rritjen e efikasitetit dhe besueshmërinë. Makinat të cilat nuk mund të lë vizin orën e pare, pa pasur nevojë për të zëvendësuar karburantin e harxhuar  ishin skualifikuar.

Një tjetër rregull të veçantë për La Mansh është se makinat duhet të jenë jashtë, ndërsa ata janë duke u furnizuar në “pit stop”. Jo vetem që është e sigurtë në raste zjarri, por është një provë e besueshmërisë. Një element tjetër i këtij rregulli është se mekanikët nuk janë të lejuar të punojnë në makinat apo gomat e saja, ndërsa ajo është duke u furnizuar, e cila ka çuar ekipe të përshtasin mënyra të reja në të cilat mund të ulin kohën e tyre në ndalesat “pit stop”. Këto janë disa lloj traditash në La Mansh, përfshirë flamurin francez për të filluar garën.

 

Programi.

 

Gara e parë u mbajt më 26 dhe 27 maj 1923 dhe ka që nga ajo kohë që garojnë në qershor, në përjashtim të vitit 1965, kur gara u mbajtë në korrik, dhe në 1968 në shtator për shkak të trazirave politike. Gara është anulluar në 1936 për shkak të krizës ekonomike dhe në vitet 1940-1948 për shkak  të Luftës së Dytë Botërore.

Që nga viti 2001 garat e La Manshit kanë si pjesë të planit mbajtjejn e garave ekspozuese gjatë ditëve të kualifikimit, disa orë përpara mbajtjes së seancave për hyrje në La Mansh.

Deri në vitin 2008, gara ka filluar në orën 16:00 të shtunën (edhe pse në vitin 1968, gara ka filluar në ora 14:00 për shkak të vonesës së garës në kalendar. Në vitin 1984 dhe 2007, koha e fillimit u zhvendos përpara në ora 15:00). Në vitin 2006, ACO planifikoi  kohën 17:00 të fillojë të shtunën, më 17 qershor në mënyrë që të maksimizoj mbulimin televiziv në mes të ndeshjeve  të Kupës së Botës. Që nga viti 2009, kur gara u zhvillua nga 13-14 qershor, ajo filloi në 15:00 me orën lokale (13:00 GMT).

 

Cirkuiti (Pista)

 

Cirkuiti është quajtur Circuit de la Sarthe. Që nga viti 1923, pista është modifikuar gjerësisht, kryesisht për arsye sigurie, dhe tani është 13,629 km gjatësi.

220px-1923Lemans

Historia

 

1923–1939

 

Gara 24 orë të La Mansh u zhvillua për herë të parë më 26 dhe 27 maj 1923 në rrugët publike të  La Manshit. Garat e para u dominuan nga ekipet franceze, britanike, italiane me makinat Bugatti, Bentley, dhe Alfa Romeo.

 

1949–1969

 

Pas rindërtimit të cirkuiti, gara rifilloi në vitin 1949 me interes nga prodhuesit e mëdhenj të makinave. 1949 ishte edhe fitorja e parë Ferrarit, 166MM e Luigi Chinetti dhe Peter Mitchell-Thomson. Pasf formimit të kampionatit botëror në vitin 1953, në të cilën La Mansh ishte pjesë, Ferrai, Aston Martin, Mercedes Benz, Jaguar dërguan makinat e tyre për të konkuruar. Konkurrenca rezulton ndonjëherë edhe në tragjedi, si një garë në 1955, ku makina e  Pierre Levegh u përplas në një turmë të spektatorëve, duke vrarë më shumë se 80 njerëz. Incidenti çoi në futjen e gjerë të masave të sigurisë, jo vetëm në këtë cirkuit, por kudo.

220px-Renault_Alpine_A443_Donington_2007

 

1970–1980

 

Për dekadën e re, gara mori një kthesë drejt shpejtësisë më ekstreme dhe dizajne të automobilave.

220px-Porsche_962_1988_Le_Mans_at_Silverstone_2007

 

1981–1993

 

Pjesa tjetër e viteve 1980 ishte i njohur për dominim nga Porsche në bazë të formulës së re të makinave Group C që inkurajuar përdorimin më efikas të  karburantit.

220px-Audi_R10_1

1994–1999

 

Pika kulminante e këtyre viteve qe në vitin 1999, kur u përballën makinat BMW, Audi, dhe Ferrari.

 

2000–2005

 

 

Shumë prodhues të mëdhenj të automobilave tërhoqën makinat sportive pas vitit 1999 për shkak të kostos së lartë. Vetëm Cadillac dhe Audi ka mbetur, dhe Audi ka dominuar lehtësisht me R8.

 

Që nga viti 2006

 

Në fund të vitit 2005, pas pesë fitoreve me R8, dhe gjashtë me V8 turbo, Audi ndërmori një sfidë duke futur makinën e me motor diesel R10 TDI. Në garën vitit 2008 midis R10 TDI Audi dhe Peugeot 908 HDi FAP, Audi ka fituar me një diferencë prej më pak se 10 minuta.  Që nga 2015, Porsche mbetet prodhuesi më i suksesshëm me një rekord 17 fitore të përgjithshme, duke përfshirë një rekord të shtatë.

https://en.wikipedia.org/wiki/24_Hours_of_Le_Mans

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s