Mitsubishi eX Concept

Mitsubishi eX Concept është një vizion për një SUV (makinë sportive për përdorim të përditshëM) kompakt nga një sistem EV i gjeneratës së ardhshme  që ofron performancë superiore, me përshpejtim të qetë. Ajo është e drejtuar nëpërmjet sistemit të integruar të automjeteve që kanë Twin Motor 4WD dhe S-AWC për të dhënë trajtim të saktë dhe stabilitet automjeteve. Në bashkpunim me makinën të lidhur me rrjetin dhe teknologjinë aktive të sigurisë ofron aftësi lëvizëse gjysëm autonome në autostradë si dhe është autonome në aftësinë e manovrimit dhe parkimit.

Dizajni i jashtëm

mitsubishi 1

Mitsubishi eX Concept është aktiv, përdor një formë dizajni sikur është i gdhendur nga një bllok i vetëm dhe ka paraqitje elegante. Ndërsa bagazhi ofron hapësirë të mjaftueshme, Mitsubishi eX Concept përcakton një imazh të një automjeti sportiv rreth qytetit. Paneli i aparaturave merr konceptin e dizajnit MMC Dynamic Shield si një hap përpara në një drejtim më funksional. Përveç pamjes në formë “mburojë”, i projektuar për të mbrojtur njerëzit dhe makinën njësoj, llampat e ditës dhe sinjalet janë në krye të parafangos për ti bërë më të dukshme, ndërsa fenerët janë të vendosura në skajet e parakolpit për të parandaluar verbimin e shoferëve të automjeteve dhe të këmbësorëve. Një tjetër element që i jep shprehje vizuale për sigurinë dhe rrit ndjenjën e siguris është përdorimi i veshjes prej  gome në pjesën e poshtme dhe në skajet e parakolp ku kontakti është i mundur me njerëz ose pengesa.

mitsubishi 2

Dizajn i brëndshëm

Dyert e lehtë për qasje pa shtylla  sigurojnë qasje të lehtë nga pjesa e  brendshme. Përdorimi i ngjyrave të ndryshme dhe dyertë në gjendje të mire për shoferin dhe pasagjerët krijuan një ambient me pamje të re dhe një hapësirë të brendshme e cila është edhe sportive  e ndritshme  e rafinuar dhe e gjerë në përgjithësi. Përdorimi i një strukture të thjeshtë kornize mbulon panelin e aparaturave, një grup instrumentesh dhe elemente të tjera në dhomëzën e përparme shërbejnë për të reduktuar peshën e makinave. Janë dy bateri në panelin e komandimit të cilat mund të përdoren jashtë makinës.

Mitsubishi eX Concept ka një xham të përparëm me një ekran inteligjent të lidhur me smartfonin  e shoferëve i cili i siguron  shoferët me rekomandime në bazë të shijeve të tyre. Duke përdorur teknologjinë e lidhjes së makinës me rrjetet e informacionit, Mitsubishi eX Concept   krijon mënyra të reja të shijuaritt të përvojës në makinë. Ndër veçoritë e tjera duke bërë drejtimin më të rehatshëm janë monitoret e shikimit të pjesëve të jashme në fund të instrumenteve, duke zëvendësuar pasqyrat tradicionale në derë, dhe një monitor i vendosur lart për  të zëvendësuar pasqyrën tradicionale të pasme. Përdorimi i kamerave HD i monitorëve ndihmon shoferin për të vezhguar.

 

Sistemi EV i gjeneratës së ardhshme

 

Sistemi Mitsubishi Concept eX i gjeneratës së ardhshme EV kombinon një të gjeneratës e dytë me kapacitete të lartë, bateri me performancë me të lartë   motorë elektrike kompakt para dhe të pas. Ky konfigurim jo vetëm që e bën sistemin EV të lehtë dhe më efikas, por me reduktime të mëtejshme në peshë të automjetit vetë rezulton në një rreze prej 400 km. motorri 70 kw në rrotat e përparme dhe të pasme arrin në total 140 kw, duke bërë që përdoruesit të shijojnë EV. Sistemi Twin Motor 4WD jep fuqinë për të katër rrotat nëpërmjet sistemit të integruar S-QAG, e cila përdor frenimin për të kontrolluar çiftin rrotullues dhe kontrollon kursin. Me AYC, sistemi kontrollon rrotat e pasme dhe ndihmon shoferin të ndjeki linjën e tij në një rrugë të ngushtë, si dhe realizon nivele të larta të stabilitetit të automjeteve.

 

Teknologjia e lëvizjes autonome.

 

Mitsubishi eX Concept është i aftë në operacionet gjysmë-autonome në autostrada kur  të dhënat nga kamera dhe sensorët janë përdorur për të analizuar situatën përreth automjetit dhe për të rritur ose ulur shpejtësinë e mjetit në mënyrë automatike , ose  të ruajë korsinë e tij ose të ndryshojë korsi.

Lidhja e makinës me rrjetin e bën më të sigurtë, më të rehatshme, përdor një sistem autonom për parkimin.

 

 

http://www.netcarshow.com/mitsubishi/2015-ex_concept/?ref=and

 

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s