Energica prezanton modelin elektrik Eva.

electric motorbike

Energica ka prezantuar një tjetër model Eva electrica. E krijuar në Modena, në zemër të luginës së motorëve të Italisë, Eva është ndërtuar për distance të gjata.

 

Energica Motor Company është pjesë e grupit  CRP, një kompani italiane me një traditë të gjatë në gara dhe një nga pionierët europian  të motorrëve elektrikë. Modeli i linjës të prodhimit Modena ishte Ego superbike, një model i pastër sportive italiane   me performancë mbresëlënëse. eva model

Eva, modeli i dytë nga Energica, u zbulua vitin e kaluar në EICMA. Fillimisht Eva u shpall në të njëjtat nivele të performances së Egos, por në këtë vit  EICMA Energica ka prezantuar modelin e  fundit të prodhimit me një version më të ulët.

 

Motori AC me karburant me magnet i Eva prodhon 95 hp (71 kW) e fuqisë dhe 170 Nm (125.4 lb-ft) e çift rrotullues – në krahasim me 136 hp, 195 Nm (100 kW, 143,8 lb-ft) në formën  superbike. Fuqia është transferuar në rrotën prapa nëpërmjet një trasmisioni të vetëm shpejtësie. Shpejtësia maksimale është e kufizuar në mënyrë elektronike në 200 km / h (124 mph), më shumë se e mjaftueshme për një motor me asnjë mbrojtje aerodinamike. Njësia kontrollit dhe konvertuesi i baterisë, dhe karikuesi i ABS, ofrojnë katër mënyra të ndryshme drejtimi (urban, ekologjik,në shi dhe sport), si dhe katër funksione regjenerues të frenimit (i ulët, mesatar, e lartë, e fikur).

Distance maksimale e Eva është e arritshme vetëm në modalitetin Eko, ndërsa Sport është motori i zgjedhur për ata që duan të shohin 200 km/h në model dixhital.

eva dashbord

Motori është mundësuar nga një 11.7 kWh paketë baterie me një 1200 cikle.

Ajo mund të karikohet për 3.5 orë me një prize standarte të energjisë,  si dhe Eva është pajisur me një sistem të integruar të karikimit të shpejtë që mund të plotësojë baterinë e saj në 80 % të kapacitetit në vetëm 30 minuta.

Motori përdor shumicën e mekanizmave të Ego Superbike, kornizat prej çeliku mbajtëse rrotash prej alumini, me frena Brembo. Vetëm një ndryshim qëndron; prototipi EICMA i vitit të kaluar ka pasur të njëjtat degëzime  MARZOCCHI si Ego, por në versionin përfundimtar të prodhimit Energica çuditërisht kaloi në një një të përmbysur 43 mm Ohlins.

 

Për momentin nuk ka një  çmim të specifikuar, por ne logjikisht mendojmë se ajo vlen 25,000 € (US $ 27,300). Energica na informon se modeli i ri do të jetë në dispozicion diku në vitin 2016 në dy ngjyra, blu e gjelbër dhe të errët.

http://www.gizmag.com/energica-eva-electric-motorcycle/40867/

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s