Çmimi i madh i Monakos.

Çmimi i madh i Monakos është garë e Formula 1 mbajtur çdo vitë në cirkuitin e Monakos. Që nga viti 1929, ajo konsiderohet si një nga  garat më rëndësishme të automobilizmit në botë, ku së bashku me garat Indianopolis 500 dhe 24 orë në La Mansh përbëjnë “Çmimin e trefishtë”. Cirkuiti është quajtur “ një vend i jashtëzakonshëm joshes dhe me prestigj”. Gara mbahet në rrugët Monakos. Pavarësisht nga shpejtësia mesatare e ulët, ajo është një vend i rrezikshëm për garën dhe shpesh përfshin ndërhyrjen e një makine të sigurisë. Ajo është i vetmi Grand Prix që nuk i përmbahet mandatimit të FIA  të 305 kilemetrave si minimum i distances së garës.

220px-Grand_Prix_Monaco96_131954710

Gara e pare u mbajt në 14 prill 1929, u organizua nga manjati i cigareve Antony Noghès nën kujdesin e “Automobile Club de Monaco”, dhe u fitua nga William Grover-Williams që ngiste një Bugatti. Ngjarja ishte pjesë e kampionatiti europian përpara Luftës së II Botërore dhe është përfshirë Kampionatin e parë Botëror të shoferëve në vitin 1950.

Graham Hill është quajtur “mr. Monako”. Braziliani Ayrton Senna fitoi garën më shumë se të tjerët, 6 fitore. Fernando Alonso është i vetmi shofer që ka fituar me konstruktorë të ndryshë, me fitoren me Renault në 2006 dhe McLaren në 2007.

 

Historia

1912_Indianapolis_500,_Joe_Dawson_winning

 

Si shumë gara të tjera europiane, Çmimi i Madh i Monakos daton përpara  kampionatit botëror. Gara e parë u organizua nga Antony Noghès, nën patronazhin e princit Louis II, nëpërmjet Automobile Club de Monaco  (ACM). Alexandre Noghès, babai i Anthony, ishte president themelues i ACM, i quajtur fillimisht Sport Vélocipédique Monegasque. ACM bëri përpjekjen  e parë në automobilizëm duke mbajtur Rallye Automobile Monte Carlo në 1911. Në 1928 klubi aplikoi Shoqatën ndërkombëtare të automobilave (AIACR), organizim ndëkombëtar. Aplikimi i tyre u refuzua për shkak të mungesës së ngjarje të madhe të mbajtur brenda kufijve të Monakos. Në mënyrë që të arrihet statusi i plotë kombëtar, Noghès propozoi krijimin Çmimit të Madh  në rrugët e Monte Karlo. Noghès mori mbështetjen zyrtare të Princit Louis II. Noghès fitoi mbështetjen e Louis Chiron, një shofer i nivelit të lartë në garave europiane. Gara e pare ishte me ftesa, pro jo të gjithë garuan. Shoferët e Maserati dhe Alfa Romeo vendosën të mos garonin, por Bugatti u përfaqësua mirë. Mercedes dërgoi shoferin e tyre Rudolf Caracciola për të drejtuar një Mercedes SSK. Caracciola doli në vend të dytë, edhe pse filloi në vend të pesëmbëdhjetë. Gara u fitua nga “Williams” (pseudonim i William Grover-Williams) ngiste  një Bugatti 35B të gjelbër. Një shofer tjetër që konkuroi me pseudonimin “Georges Philippe”, ishte Baron Philippe de Rothschild. Chiron nuk mundi të konkurronte pasi ishte angazhuar në garën e Indianapolis 500. Megjithatë, Chiron ka garuar një vit më pas, kur ai u mund nga René Dreyfus dhe Bugatti tij dhe përfundoi i dyti, dhe mori fitoren në 1931 kur  ngiste një Bugatti. Që nga 2015, ai mbetet i vetmi vendas i Monakos që kanë fituar këtë ngjarje.

graham Hill converstion

Pas Luftës së II Botërore garat në Monako filluan në 1948 dhe u fitua nga Nino Farina me Maserati 4CLT.

Që nga viti 1955 gara në Monako është pjesë e kampionatit botëror Formula . vitet 60 janë quajtur si epoka e Graham Hill.

Në vitet ’70 pista është modifikuar ku janë rregulluar pjesë të ndryshme të saj.

Vitet nga 1984 deri në 1993 gara do mbizotërohej nga francezi Prost dhe braziliani Ayrton Senna.

Ayrton_Senna_with_toy_car_cropped_no_wm

Gara e vitit 1994 ka shënuar aksidentin e gjermanit Karl Wendlinger me makinën e tij Sauber në një tunel. Në 1994 gjermani Schumacher fitoi me lehtësi. Schumacher ka arritur  rekordin e  Graham Hill. Në korrik të vitit 2010, Bernie Ecclestone njoftoi se një marrëveshje 10-vjeçare ishte arritur me organizatorët e garës, duke e mbajtur garën në kalendar të paktën deri në vitin 2020.

The_Montecarlo's_harbour_during_the_days_of_Formula_1_Monaco_GP_2013

Cirkuiti

 

Cirkuiti i Monakos përfshin rrugët e Monte Karlos dhe La Condamine, e cila përfshin portin e famshëm. Në 2015, dy shoferë janë përplasur dhe kanë përfunduar në port. Më famshme ka qenë përplasja e Alberto Ascari në vitin 1955.

Natyrisht cirkuiti përfshin edhe një tunel. Kontrasti i dritës kur hyjnë dhe dalin nga tuneli sfidon shoferët.

220px-Grand_Prix_Monaco96_131954710

Nico Rosberg

https://en.wikipedia.org/wiki/Monaco_Grand_Prix

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s