Protesta e shoferë të taksive në Tiranë

largea_cd4c2123-de99-41e5-a268-0e4f06330a161457522842

Me datë 9 Mars 2016 shoqata e shoferëve të taksive kishte organizuar një protestë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” përballë Ministrisë së Financave dhe më pas u spostua drejtë zyrave të Bashkisë së Tiranës. Makinat i “parkuan në mes rrugës” në shenjë proteste duke sjellë edhe kaos në qarkullimin rrugor. Në protestë shoferët e taksive kërkonin që të luftohej informalitetin në sektorin e shërbimit të taksive. Shumë njerëz që kanë makina personale punojnë në të zezë, pa liçencë si shofer taksie duke sjellë problem tek ata shoferë taksish që janë  të rregullt me detyrimet karshi shtetit. Shoferët e taksive i bënin thirrje Ministris së Transporteve, Ministria së Brendshme dhe Bashkisë së Tiranës të garantojnë luftën kundër informalitetit. Shoferët e taksive me liçencë kanë protestuar edhe më përpara për këtë problem. Kanë qenë të shumta ankesat ndaj autoriteteve  shtetërore për të zhgjidhur problemin e taksive pirate. IMG_7127

Shoferët e taksive ndër të tjera ishin kundër ligjit për lejimin e taksive “6+1”, pasi kjo favorizon kompanitë dhe ndëshkon individët. Gjithashtu problem janë për ta edhe taksitë që vijnë nga rrethet, të cilët e dëmtojnë konkurrencën e rregullt. Madje shoferët e taksive këmbëngulnin se do ti vazhdonin protestat e tyre për zgjidhjen e kësaj çështjeje, madje kërcënuan se do të bllokojnë rrugët.

 

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s