Unë po ju them, rekomandimet janë burimi për klientë të rinj

referral

A i keni pyetur klientin tuaj për rekomandime?

Nëse jo, atëherë ju duhet ta bëni. Rekomandimet  janë aq të fuqishme, sa kompanitë shpenzojnë shuma të mëdha parash për të përcaktuar se cila është mënyra efektive për të shfrytëzuar një rekomandim ndaj një klienti.

Rekomandimet  janë në thelb sugjerime. Kjo ka marrë formën e asaj që quhet marketing me rekomandim, ose marketing me anë të fjalës, dhe kjo mund të shihet në disa mënyra. Një shembull i mire i marketingut me rekomandim  është Fireball Whiskey në Shtetet e Bashkuara.  Fireball, siç është quajtur  shkurt, është një lloj uiski me kanellë (jo e mire sipas mendimit tim, por studentët e kolegjeve e duan atë). Produkti është  prodhuar në vitin 1980 në Kanada dhe ishte relativisht i panjohur në Shtetet e Bashkuara. Kjo ishte përpara se të fillonte  fushata nëpërmjet fjalës. Një person shkoi nëpër kolegje në Shtetet e Bashkuara duke prezantuar uiskin dhe këtu filloi fama. Produkti doli i sukseshëm dhe është përmendur edhe në këngë.

Ky stil i marketingut me rekomandimi është qëllimi kryesor i çdo kompanie, dhe tani ka mënyra për të shfrytëzuar dhe stimuluar këtë stil për të rritur biznesin. Kjo bëhet përmes programit të rekomandimive.

 

Çfarë është një program referimi?

 

Për të kuptuar se çfarë është një program rekomandimi, ne kemi nevojë të bëjmë një hap prapa dhe të kuptojmë se çfarë është marketingu me anë të rekomandimit. Marketingu me anë të rekomandimit është një nga mënyrat më të fuqishme për të ndërtuar biznesin. Ky është ndërtimi i biznesit nëpërmjet fjalës, dhe tenton të japë si rezultat një produkt të shkëlqyer. Produktet që gjenerojnë shumë fjalë, priren të jenë zgjidhje shumë e mirë, e cila i detyron përdoruesit ta ndajnë me miqtë, familjen dhe kolegët e tyre.

Programi i rekomandimit është një program që konverton në para këtë situate në mënyrë të natyrshme, si dhe stimulon njerëzit për tu angazhuar më tej. Programi i rekomandimit është thelb një shtysë e vogël për t’i bërë njerëzit të shpërndajnë produktin apo shërbimin  tuaj. Shtysa vjen në formë uljesh dhe kuponash që përdoruesi aktual i produktit apo shërbimit tuaj, do të marrë në qoftë se ai e ndan atë me një mik.  Disa kompani kanë shkuar aq larg sa stimulojnë si klientin ekzistues, po ashtu edhe klientin e ri. Në rastin e Dropbox, ai ka funksionuar shumë  mirë.

Si punon?

Duke kuptuar çfarë është një program rekomandimi, ne tani mund të diskutojmë se si fuksionon ai. Programi i rekomandimit lejon përdoruesin e një produkti të veçantë për të nxitur mikun e tyre të përdorin produktin tuaj. Në mënyrë të veçantë, kjo do të thotë se individi që e do shërbimin tuaj dhe ka qenë një klient besnik, do të marrë një zbritje ose kupon për rekomandimin e një personi për biznesin tuaj. Kjo është diçka e mire për individin se ata marrin një përfitim të mire duke folur në lidhje me shërbimin që ata dëshirojnë.

Gjithashtu ka edhe një pjesë të dytë për mënyrën se si funksionon ky program. Ju si ofrues i shërbimit, duhet të ndihmoni klientin tuaj që po rekomandon shërbimin tuaj. Ju dëshironi që klienti juaj besnik të marrë zbritje, kështu që në disa situata, rekomandimi nga një mik nuk është e mjaftueshme për të motivuar dikë të veprojë. Këtu ju i jepni personit që ka bërë një rekomandim për shërbimin tuaj një kupon zbritjeje. Kjo siguron nxitje nga të dyja palët për të fituar diçka nga shërbimi juaj.

 

A është e duhur për mua?

Pyetja e vërtetë këtu është: është e sigurt për mua? Unë do të thoja se është i sigurt si dreqi. Pra, pse mos ta shfrytëzoni me klientët që tashmë e përdorin dhe e duan shërbimin tuaj. Kjo është ajo që do të përmbushni me një program marketingu me anë të rekomandimit, atë që TaxiStartup po promovon. Por mjaft me reklamimin e vetvetes, ajo që është e rëndësishme është të dini nëse modeli juaj i biznesit përputhet me këtë stil të rritjes së biznesit.

Një biznes shërbimi është i përkryer për marketing me program rekomandimi, për shkak se shërbimi shumë i mirë konvertohet fiks në formën e një vlerësimi. Komentet në internet janë të bukur, por më e mira është një vlerësim nga një mik i besuar ose koleg. Pikërisht ky vlerësim do bëj  dikë të veprojë.

Nëse ju keni disa klientë tek të cilët mund të mbështeteni për të filluar programin tuaj të referimit, atëhere ky është një program shumë i mirë për ju. New York Times thotë se 65% e fitimit të biznesit të reja vjen nga një rekomandim. Nëse ju keni mjetet e duhura për të shfrytëzuar këtë rrugë në biznesin e ri, atëhere është e nevojshme të përdorni këtë platformë.

 

Ku mund të filloni?

Siç e kemi diskutuar për këshilla të ndryshme për të rritur biznesin tuaj, hapi i parë është gjithmonë i rëndësishëm. Hapi i parë është të caktohet një program marketingu me anë të rekomandimit, siç po e bën  TaxiStartup.

Hapi i parë është duke bërë një listë me emaile (dhe me rrjetet e e tjera sociale), dhe të njoftoni abonentët tuaj. Njoftoni konsumatorët besnik se ju do të bëni një zbritje, dhe u thoni ta shpërndani përvojën tuaj me familjen, miqtë dhe kolegët. Hapi i parë është të pyesni për biznesin.

Hapi tjetër është tu kërkojmë me mirësjellje klientëve, që nëse janë të kënaqur me shërbimin, ta rekomandojnë atë.  E them këtë me kujdes, sepse ju nuk doni të jeni detyrues. Thuajini rastësisht se ata do të marrin një kupon zbritjeje herës tjetër që do të përdorin shërbimin tuaj. Kjo nuk është e pazakontë dhe klientët janë mësuar me rekomandime, kështu ju doni që ata të jenë të vetëdijshëm se ju ofroni këtë shërbim.

Në këtë pikë, ju duhet të vazhdoni me këto përpjekje për një kohë të gjatë. Sa më shumë ta shpërndani këtë informacion, aq më klientë të rinj do fitoni. Gjëja më e rëndësishme për të kujtuar në këtë pikë është durimi, për shkak se rritja e marketingut është organike dhe kërkon kohë.

Tani që jeni të armatosur me një program rekomandimi në marketing, cili do jetë veprimi i parë në biznesin tuaj??

Burimi: taxistartup.com

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s