Graham Hill.

Norman Graham Hill (i dekoruar kalorës i mbretërisë) (15 Shkurt 1929-29 Nëntor 1975) ishte pilot garash britanik dhe drejtues i skuadrës së garave nga Anglia, fitues dy herë i Formula One World Champion. Ai ishte fituesi i vetëm i Triple Crown of Motorsport (Çmimin e trefishtë) në 24 Hours of  Le Mans, Indianapolis 500  dhe Monaco Grand Prix. Ai ka marrë pjesë në TV në vitet ’70 në programe të ndryshme jo sportive. Atij i pëlqente të pikturonte në kohën e lire. Hill dhe djali i tij Damon janë të vetmit babe e birë që kanë fituar Formula One World Championship. Nipi i tij Josh,i biri i Damon, ka marrë pjesë në garat me makina, por u tërhoq nga Formula 3 në 2013 në moshën 22 vjeçare.

Hill vdiq kur aeroplani i tij Piper Aztec që pilotonte u përplas nga mjegulla në afërsi të fushës së golfit në Arkley në North London. Hill, Tony Brise dhe anëtarë të tjerë të skuadrës Hill vdiqën kur po ktheheshin nga provat e makinave në  Circuit Paul Ricard në Francë.

graham Hill converstion

Jeta.

Hill lindi në  Hampstead, Londër, pasi la shkollën mori pjesë në Hendon Technical College dhe iu bashkua  Smiths Instruments si një inxhinjer. Ai iu bashkua Marinës Mbretërore ku shërbeu në dhomën e motorrëve në kryqëzorin HMS Swiftsure dhe u gradua si nënoficer. Pasi u largua nga marina iu bashkua përsëri Smiths Instruments.

Karriera në garat.

Coli Chapman dhe Graham Hill

Hill nuk e ka kaluar testin për të drejtuar makinën deri sa mbushi 24 vjeç, dhe ai e përshkruan makinën e tij të parë si “aksident”. “Një shofer garash në rritje  duhet të zotërojnë një makinë të tillë, siç mëson delikatesën, vetëpërmbajtjen dhe pritjen, kryesisht kjo e fundit mendoj!” Ai kishte qenë i interesuar në motoçikletat, por në vitin 1954 ai e pa një shpallje për Universal Motor Racing Club në Brands Hatch ku ofronte  xhiro për 5 shilinga. Ai bëri debutimin e tij në Formula 3 me  makinë Cooper 500 dhe është e angazhuar për gara më pas. Hill u bashkua me ekipin Lotus si mekanik por shpejt mendoji idenë për të garuar. Prania e Lotus në Formula 1 lejoi atë të bëjë debutimin e tij në 1958 Monaco Grand Prix, ku u tërhoq  me një thyerje të gjysmë bushtit të makinës. Në vitin 1960, Hill i bashkua ERM, dhe fitoi kampionatin botëror me ta në vitin 1962. Hill ishte gjithashtu pjesë e të ashtuquajturit “pushtimit britanik” e shoferëve dhe makinave në Indianapolis 500 gjatë mesit të viteve 1960, duke triumfuar atje në vitin 1966 me një Lola-Ford. Në vitin 1967, kthehet në Lotus, Hill ka ndihmuar për të zhvilluar Lotus 49 me motor të ri Cosworth-V8. Pasi shokët e Jim Clark dhe Mike Spence u vranë në fillim të vitit 1968, Hill udhëhoqi ekipin, dhe fitoi kampionatin e tij të dytë botëror në vitin 1968. Lotus kishte një reputacion për të qenë shumë i brishtë dhe i rrezikshëm në atë kohë, veçanërisht me format e reja aerodinamike që shkaktuan  rrëzimet e  ngjashme të Hill dhe Jochen Rindt në  Spanish Grand Prix 1969. Një përplasje në vitin 1969 në  United States Grand Prix Watkins Glen theu të dy këmbët e tij dhe ndërpreu karrierën e tij. Kur u pyet menjëherë pas aksidentit, nëse ai donte ti kalojë një mesazh gruas së tij, Hill u përgjigj: “I thoni asaj se unë nuk do të jem për vallëzim për dy javë. Pas shërimit Hill vazhdoi të garën në F1 për disa vite, por kurrë me të njëjtin nivel të suksesit. Colin Chapman, duke besuar se Hill ishte një force e madhe, e vendosi atë në ekipin e Rob Walker për 1970, një marrëveshje me një nga markat e reja  Lotus 72. Edhe pse Hill shënoi pikë në vitin 1970 ai filloi sezonin larg dhe 72 nuk u zhvillua plotësisht deri në fund të sezonit. Hill u transferua në Brabham për vitin 1971-2; fitorja e tij e fundit në Formula 1 ishte në Championship International Trophy në Silverstone në vitin 1971 me  Brabham. Pas daljes në pension  të Sir Jack Brabham dhe pastaj Ron Tauranac shiti Bernie Ecclestone; Hill nuk u vendos atje.

Graham Hill ne german grand prix 1962

Hill kishte një personalitet shumë popullor, ka qenë i ftuar në TV, ka shkruar një biografi të shkurtër pas aksidentit në 1969. Figura e tijë është përdorur në skeçet humoristike si “Gjon Pagëzori”. Hill ishte i përfshirë me katër filma në vitet 1966 dhe 1974, duke përfshirë paraqitjet në Grand Prix dhe Karvanit të Vaccarès, në të cilën ai u shfaq si një pilot helikopteri. Edhe pse Hill ishte përqendruar në F1 ai gjithashtu mbajti një prani në gara sportive me makinë gjatë gjithë karrierës së tij (duke përfshirë edhe dy raunde në makinën  Rover-BRM turbinë me gaz në Le Mans). Karriera e tij F1 po i afrohej fundit kur  ai u bë pjesë e ekipit makinave sportive  Matra, duke marrë një fitore në 1972 24 orë të Le Mans me Henri Pescarolo. Kjo fitore përfunduji të  ashtuquajturin Triple Crown e garave cila është përcaktuar ndryshe si fituese e:

– Indianapolis 500 (fituar nga Hill në vitin 1966), 24 Hours of  Le Mans (1972) dhe Grand Prix Monaco (1963-1965, 1968, 1969).Graham Hill (1)

– Indianapolis 500, 24 Hours of Le Mans dhe Formula One World Championship (1962, 1968).

graham hill lotus

Me pak fjale Hill është i vetmi që meriton se i ka arritur keto akte. Hill ngriti skuadrën e tij “Ambasada Hill” e sponsorizuar nga Imperial Tobacco. Pas dështimit për t’u kualifikuar për  Monaco Grand Prix 1975, ku ai kishte fituar pesë herë, Hill u tërhoq  për t’u përqëndruar në drejtimin e ekipit dhe për të mbështetur për  Tony Brise. Rekordin e Hill mbeti në vend derisa u barazua nga Jacques Laffite.

Race_of_Champions_G_Hill_Brabham_BT34

Familja

Hill u martua me  Bette në vitin 1955. Për shkak Hill kishte shpenzuar të gjitha paratë e tij në karrierën e tij të garave, Bette pagoi për martesën. Ata kishin dy vajza, Brigitte dhe Samantha, dhe një djalë, Damon, i cili vetë më vonë u bë kampion në Formula , i  biri i vetëm i një ish-kampioni bote  që mund  të matej me  të atin.

Kanotazhi

Përpara se të aktivizohej me garat me makina, Hill ka marrë pjesë në garat e kanotazhit. Në fillim ka marrë pjesë në ekipin Southsea Rowing Club kur ishte në Portsmouth me Marinën Mbretërore  (Royal Navy) dhe Auriol Rowing Club në Hammersmith. Në 1952 iu bashkua London Rowing Club e cila tani është një klubet më të sukseshme në Britani. Në 1952 deri në 1954, Hill voziti 20 herë me ekipin, ku 8 herë doli fitues. Ai fitoi me ekipin London në Grand Challenge Cup i Henley Royal Regatta, dhe humbi gjysmëfinalet e Union Sportif Metropolitaine des Transports, Francë.Ai përshtati ngjyrat e skudrës London Rowing Club, blue e rrët të bardhë, për  kasketën e tij të garave.. Edhe djali I tij Damon, së bashku me nipin e tij Josh përshtatën të njëjtat ngjyra.

Vdekja.

Në 29 Nëntor 1975 ku po kthehej nga cirkuiti Paul Ricard, Francë, Hill u vra kur aeroplani i tij PA 23-250 Turbo-Aztec, u përplas në një fushë golfi afër Arkley në Londër për shkak të mjegullës. Ngjarja qe fatale për të gjithë pasagjerët të cilët ishin pjestarët e ekipit të tijë. Funerali iu  bë në kishën St Albans dhe u varros në kishën St Botolphs në Shenley.

Pas vdekjes, në fshatin Silverstone, një rrugë u quajt “Graham Hill”, si dhe në Shire afër Towcester.

https://en.wikipedia.org/wiki/Graham_Hill#External_links

 

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s