Diskutime mbi të ardhmen e transportit. Ceremonia Hyperloop.

Ne flasim shumë në CleanTechnica për format e ardhshme të transportit, me një fokusim që po revolucionalizon transportin për njerëzit- pra është fjala për makinat elektrike.  Tesla Motors si kompani do të sjellë më shumë risi për konsumatorët, por që të flasim vetem për Tesla Motors, nuk duhet harruar personi që është pas kompanise.

Sherbimet e Saytaxi
Sherbimet qe ofrohen nga Saytaxi

 

Për të shmangur një keqkuptim në lidhje me Tesla. Elon Musk nuk është ai qe e ka krijuar kompanin (që ishte Martin Eberhad dhe Marc Tarpenning), por ka qenë shum i dobishëm për kompanin derisa është emëruar CEO (shef ekzekutiv).

Elon Musk është një njeri me një vizion … ose, më saktë, një njeri me shumë vizione.

Ai ndërtoi kopmanin e pare bankare në internet, e cila më vonë u bashkua me Paypal, krijoi Space Exploration Technologies (ose shkurt  SpaceX), dhe siç u tha edhe më lartë solli Teslan pranë masës së madh të njerzve. Një nga idetë e çmendura të Elon filloi me trafikun në Los Anxhelos.  Kur po shkonte në mbledhje Elon ngeli në trafikun e Los Anxhelos, mendonte me vete se duhet të ketë një mënyrë më të mirë për të ardhur rrotull qytetit miliona makina. Kur mbërriti në takim (një orë me vonesë), ai ziente nga inati dhe u shpres se ishte duke punuar me një projekt që do të revolucionarizonte transportin, por pa e ditur as vetë se çfarë ideje ishte. Duke u angazhuar zyrtarisht për të dhënë  diçka, ai filloi të diskutoj me kolegët e SpaceX dhe Tesla,dy ditë përpara se ta shpërndanin, vendosën së bashku konceptet në një dokument për Hyperloop.

elon musk Elon Musk

Hyperloop

Emri vjen nga ideja e të udhëtuarit me shpejtësinë e zërit (për referencë, kjo është në rangun e 3,806-7,612 milje në orë ose 6,126-12,251 kilometra në orë !! ).ideja u prezantua për masat, dhe kompanitë kanë filluar punën, ekipet në universitete janë janë mbledhur.

Për të ndihmuar në këtë ide, SpaceX ka filluar konkursin Hyperloop për të inkurajuar idetë më të mira dhe për ti nxjerrë ato në publik, për ti lejuar ekipet, kompanitë dhe individët për të filluar një proces shumë kompleks projektimi për një mënyrë krejtësishtë të re transporti. Koncepti Hyperloop është në thelb një tub i mbyllur, mbajtur në vacuum për të minimizuar rezistencën e ajrit.

Hyperloop poster

Më 29 dhe 30 janar, SpaceX dhe Universiteti i Teksasit A&M organizoi “Javën e dizajnit Hooperloop, ku morën pjesë shumë ekipe në një fundjavë diskutimesh ku angazhuan në diskutime:

“Që kur zbuluam idenë e një sistemi të transporti me shpejtësi të lartë të quajtur Hyperloop në vitin 2013, ka patur një interes të madh për konceptin. Ne jemi të

kënaqur që një pjesë e vogël kompanive private janë zgjedhur për të ndjekur këtë përpjekje. As SpaceX apo Elon Musk është e lidhur me ndonjë kompani Hyperloop. Ne nuk jemi duke ndërtuar një Hyperloop komercial për veten, ne jemi të interesuar për të përshpejtuar zhvillimin e një prototipi Hyperloop.

Për këtë arsye,SpaceX ka shpallur një konkurs të hapur, drejtuar studentëve dhe grupeve të pavarura të inxhinjerisë, për të hartuar dhe ndërtuar një Hyperloop më të mirë. Për të mbështetur këtë konkurs,SpaceX do të ndërtojë një rrugë 1 milje të gjatë për testime në Hawthorne, në selinë në Kaliforni. Ekipet do të jetë në gjendje për të provuar aftësitë e tyre, gjatë një fundjave në verën e vitit 2016. Njohuritë e fituara këtu do të vazhdojnë të jenë një burim i hapur.”

Si një bonus i veçant, Elon Musk mori pjesë në këtë ngjarje, mbajti një fjalim të shpejtë, dhe hapi fjalë për disa projekte të paplanifikuara Q&A, ku u diskutua rreth Hyperloop.

hyperloop Transportation Technologies

Elon tregoi  disa pjesë nga kjo ngjarje….mbron ata që duan të krijojnë ide të tilla si Hyperloop për të filluar me zgjidhje minimale. Kjo mundëson startupe të rinj të marrin reagimet nga produkti i vërtetë që konsumatorët përdorin, ankohen, e duan, pra në thelb të marrin reagime nga tregu. Nga keto reagime, startupi mund të pësojë ndryshime të vazhdueshme. Elon inkurajon sipërmarrësit dhe inxhinjerët të realizojnë idetë e tyre përmes testimit rigoroz të produktit në jetën reale në ato kushte që munden. Shiko eksperiencën e Elon nga SpaceX dhe Tesla, me dështimet në raketat apo baterit e makinave ku i kanë kushtuar miliona apo edhe miliarda dollarë.

 

Një ekip studentësh nga Instituti Teknologjik i Masacusets (MIT) e fitoi këtë konkursin, me ekipe nga Universiteti i Delfit Hollandë, Universiteti i Wisconsin-Madison,Virgina Tech dhe Universiteti i Kalifornisë në vendin e pestë.

Elon tregoi për një tjetër project të quajtur:VTOL.  Në anglisht kjo do të thotë fluturim vertikale  ose ulje…..diçka e tillë. Duket sikur ai është shumë entiziast me idenë tjetër dhe tha se “mund të mbyllet”, edhe pse ai nuk ishte i qartë nëse kjo ishte për financimin apo thjesht për ta përfunduar përpara se ta prezantonte në publik.  Elon u shpresh se ai është “i tunduar” për të provuar ide të reja dhe për të krijuar suspans.

Në përgjithësi kjo ishte paraqitje suprizë e Elon me pyetje përgjigjet e ndryshme.

 

Videoja e plotë është këtu:

http://cleantechnica.com/2016/02/01/discussing-future-transport-hyperloop-ceremony-video/?utm_source=Cleantechnica+News&utm_medium=email&utm_campaign=fe3b00d511-RSS_EMAIL_CAMPAIGN&utm_term=0_b9b83ee7eb-fe3b00d511-332070957

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s