Një tjetër tipar i mrekullueshëm i makinave elektrike (EV).

electric car

 

Shtoni një tjetër lajm në listën  e trukeve të reja  për  makinat: aftësinë për të manovruar anash në mënyrë që të kalojnë  në hapësirat e ngushta të parkimit.

 

Projekti OmniSteer, i financuar nga Ministria e Arsimit e  Gjermanisë, synon të zhvillojë një automjet me “një sistem udhëzues të tërthorë, të aftë të kryejë manovra lëvizëse jo-lineare.

 

Partnerët e projektit përfshijnë Institutin Karlsruhe të Teknologjisë dhe furnizuesin automotiv Schaeffler, i cila tashmë është duke punuar me gjëra të tilla si  motorët në rrota dhe sistemet drejtuese që mund të ndryshojnë boshtin rrotullues të secilës rrotë makine.

 

“Rritja e pajisjeve elektrike dhe automatizimi i automjeteve bën të mundur  tu ofrojë përdoruesve funksione të reja lëvizëse”, shkruajnë  menaxherët e projektit  Dr. Marcel Mayer dhe Dr. Michael Frey. “Vlera e shtuar e ofruar nga motorët  elektrikë në krahasim me motorët me djegie të brendshme është e rëndësishme, sepse ne mund të integrojmë direkt trasmisione elektrike në secilën rrotë.”

Teknologjia inovative e rrotave do të lejojë një diapazon më të gjerë të lëvizjes drejtuese te boshtet e përparme dhe të pasme, dhe sistemet udhëzuese të distancës dhe vizave do të mundësojnë rritjen e manovrimit. “Automjeti do të përdorë sensorë për të identifikuar mjedisin përreth, të llogarisë rrugën më të mirë të udhëtimit, dhe më pas në mënyrë të pavarur të kryejë manovra të ndërlikuara.”

Kjo nuk është vetëm një tipar: ajo mund të bëjë rrjedhën e trafikut më të mirë dhe ndihmon aplikacionet që ofrojnë shërbime . “Këto funksione rrisin sigurinë, rehatinë, efikasitetin e energjisë, si dhe gjithashtu përmirësojnë shfrytëzimin e hapësirës dhe rrjedhën e trafikut në qytete në afate të gjata kohore”, thotë Dr. Frey.

Burimi: chargedevs.com

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s