Nissan Leaf 2015

Paraqitja e makinës elektrike më të famshme në botë nuk ka ndryshuar, por fituesi i shumë  çmimeve Nissan Leaf ka pësuar ndryshime inxhinjerike  të rëndësishme. Nissan Leaf është më i shpejtë në sajë të ndryshimeve në shasi ndërsa pavaresia me një karikim është rritur ndjeshëm

Nissan-Leaf_2014_1024x768_wallpaper_41
”Ne kemi dëgjuar klientët tanë dhe  kemi punuar në perfundimin e versionit europian që të plotësojë nevojat e tyre të veçanta” ….tha,                            Paul Wilcox, zëvendës president i Nissan Europe.

Pavarësia e saj është rritur nga 175 km deri 199 km në sajë të një serie përmirësimesh inxhinierike.

Opsioni i ri ka në dispozicion një ngarkues të shpejtë e cila përgjysmon kohën e nevojshme për një rimbushje të plotë të baterisë. Disa prej ndryshimeve janë bërë për të përmirësuar efikasitetin e saj, disa për të rritur anën praktike e saj.

“Ndryshimet gjithëpërfshirëse që kemi bërë për këtë makinë pioniere përforcojnë karakterin e saj unik: inteligjent, i arritshëm dhe progresiv.

Motori dhe bateria.

Ndryshimi më i madh i vetëm i bërë në Nissanin e ri  është pjesa motorike-përmes ndryshimeve që rrisin pavarësinë e saj. Në makinën origjinale karikuesi i baterisë dhe konvertuesi janë vendosur në hapësirat e bagazhit të makinës pas sediljeve  të pasme. Edhe pse paketimi i tyre është kompakt, kjo zë një pjesë të hapsirës  së bagazhit.

 

Nissan-Leaf_2014_1024x768_wallpaper_28

Tani, karikuesi dhe konvertuesi janë në pjesën e përparme të makinës dhe janë pjesë përbërëse të motorit elektrik, që jo vetëm rrit hapësirën e bagazhit me 40 litra-sa hapsira e një çante në aeroporti por edhe dyshemeja është e sheshtë kur sediljet e pasme palosen.Edhe pjesa e sinkronizmit motorik AC arrin 80 kw si më parë, ajo përmban një numër të elementeve të reja duke e bërë atë edhe më miqësore me mjedisin dhe më efikas.Motori  i ri e ka ulur inercinë me 5 %, gjë që përmirëson efikasitetin e makinës. Edhe pse “pakoja” motorrike është tani më i gjatë në sajë përfshirjes së ngarkuesit dhe konvertuesit me motorin, paketimi dhe shpërndarja e peshës nuk ka ndryshuar.Si më parë, motori është mundësuar nga një modul Nissan kompakt me litium në një paketë të vetme nën zonën e kabinës për ta mbajtur qendrën e gravitetit të ulët.

 

Paketa e bateris është e vendosur në një këllëf të fortë metalike duke i dhënë mbrojtje nga ndonjë ndikim anësor dhe tani është mbledhur në një struktur të re në bazën europiane të prodhimit në Britanin e Madhe. Shpejtësia maksimale është 144 km / h (më pak nga 1 km / h) dhe 0-100 km / h duke marrë 11.5 sec (0.4 sekonda më shpejt se më parë dhe ka përmirësime të aerodinamikës së makinës,dhe humbja e peshës ka çuar pavarësinë e makinës nga 175 deri 199 km. Prakticiteti vjen nga një karikues në bord 6.6 kw i cili lejon përdorimin e ngarkuesve publik 32 amp.  Një ngarkues 32 amper ngarkon baterin e varfëruar në gjysmën e kohës të një prize 16 amper, katër orë në vend me 8 amper- por më e rëndësishmja ajo mund të japë ngarkesë domethënëse një baterie të shkarkuar pjesërisht, edhe gjatë një ndalese të shkurtër.

Me karikuesin e shpejt 600 CHAdeMO i instaluar në të gjithë Europën, ngarkimi më i shpejtë është në dispozicion për shoferët e makinave elektrike. Një karikues i shpejtë që nxjerr 50 kW tension të lartë dhe bateria karikohet menjeherë, ajo merr 15 minuta për të rritur kapacitetin në bateri nga 30 në 80 %. Pas reagimeve  nga pronarët ekzistueses të Nissan LEAF, karikuesi i bordit të makinës është modifikuar. Kapaku i ngarkuesit mund të hapet në distance me pult, dhe ka një llamp LED për të ndihmuar për indentifikuar prizën gjatë natës ose në një parkim nëntokësor. Siguria është rritur nga një brave elektro-mekanike e cila fikson kabllin në prize kur bateria është duke ngarkuar për të ndaluar ndërhyrjet nga pale të treta. Në Acenta dhe TEKNA, makina automatikisht mund të njoftoj pronarin e makinës nëqoftë se karikuesi  ndërpritet papritur. Një plan garancie riciklimi për bateritë e mbron kundër defekteve në material dhe përdorim për 5 vjet ose 100.000km ato janë mbuluara nga garanci e veçantë.

Shasia dhe përmirësime të tjera teknike.

2
Ndryshimet janë bërë për të përshtatur LEAF në rrugët Europiane.

Pjesa motorike

Çdo Nissan Leaf  i ndërtuar për tregun evropian ka një paketë shasi të akorduar nga inxhinjerët e Qendrës Europiane teknike Nissan (NTCE) në Cranfield në Britani të Madhe.

Rezultati është një makinë e rehatshme  për drejtimin mbi sipërfaqet e rrugëve të këqija. Parametrat, timoni dhe performanca janë përshtatur për Europën.

Parametrat e rishikuara ulin rrëshqitjen e një një makine, gjë që e bën më dinamike pa ndikuar negativisht në komfortin gjatë udhëtimit, ndërsa sistemi elektrik është kalibruar. Qendra e gravitetit është e ulët për shkak të baterisë. Frenat tani janë më progresive në përdorim.Efikasiteti i sistemit është përmirësuar nga 60% në 94% dhe shpejtësia minimale në të cilën energjia është rikuperuar nga 7 km / h në 3 km / h. Ka patur edhe ndryshime të bëra në makinën ekologjike me vendosjen e një “B” në trasmision.Kjo  cilësi “B” gjatë një frenimi  rrit  rigjenerimin  ndërkohë një buton i veçant në timon ndihmon në rritjen e pavarësisë. Në LEAF të dyja sistemet punojnë së bashku vetëm në modalitetin “Eco”, por tani mund të operohet në mënyrë të pavarur nga njeri-tjetri duke ndihmuar shoferët të ruajnë  energjinë gjatë frenimit, pa pasur nevojë të kalojnë në përshpejtimi.

Një pompë e re e ngrohjes është shtuar dhe sistemi efikas i ventilimit redukton konsumin e elektricitetit kur ajri i kondicionuar është në përdorim. Pompat me burim ajrit të nxehtë i përdorur në shtëpit europiane, por rrallë në makina. Pompat e ngrohjes punon me energji e nxhetësisë edhe  në ajër të ftohtë dhe e shperndan atë në kabinë. Ky system  i ri përmirëson pavarësinë  kilometrike, duke prerë konsumin e energjis ngrohëse deri në 70 %. Konsumatorët gjithashtu kanë kërkuar aftësinë për të fikur plotësisht ngrohjen ose ajrin e kondicionuar për përdorim maksimal të energjisë. Për të arritur këtë, një buton “Heat” është shtuar që kur kondicioneri është i fikur, të lejojë freskuesen të punojë në mënyrë të pavarur nga ngrohja apo ftohja. Ndryshime të tjera që rrisin pavarësinë kilometrike të makinës janë bateria më efikase dhe menaxhimi i energjisë dhe një reduktim e fërkimit të brendshëm.

 

Pesha e LEAF të ri është më e vogël.Modelet e pajisur si origjinali, janë rreth 30 kg më të lehta, ndërsa versioni i ri është 50 kg më i lehtë. Pesha mesatare e kursyer është 32 kg. Kjo është arritur nga rimodelimi i baterisë dhe intergrimi i komponentëve elektrik më të shkurtër. Me të gjitha ndryshimet që kanë sjellë përmirësime te pavarësia kilometrike e LEAF-it të ri, konsumatorët gjithashtu duan të ndryshojnë mënyrën e shaqjes së energjisë së mbetur në bateri. Përveç sistemit me viza, si njësia matëse e karburantit, LEAF i ri mund të shfaqë një përqindje të baterisë së mbetur, si një smartphone modern.

Pjesa e jashtme.

3

Pjesa e jashtme

LEAF i ri është ndërtuar mbi një platform EV me akset e rrotave prej 2700 mm. Ajo është 4445 mm e gjatë, 1770 e gjërë dhe 1550 e lartë. Forma e saj e veçantë është shumë aerodinamike: ndryshime të vogla në grilë, ndryshimi virtual mes LEAF-it original dhe të ri – gomat 17 inch (16.6 cm) janë dizenjuar të reduktojnë koefiçentin e rrëshqitjes deri në 0.28.Pjesa e përparme e makinës theksohet nga dritat thuajse vertikale me ndriçim LED me modelet më të mira. Dritat gjithashtu janë përshtatur me aerodinamikën e makinës dhe zvogëlojnë edhe zhurmën e erës.Paleta e ngjyrave është e gjerë. Tani ka shtatë ngjyra të jashtme në dispozicion, bardhë, gri, e kuqe dhe zezë së bashku me argjend, e bardhë dhe blu metalike.

Pjesa e brendshme.

4

Pjesa e brendshme.

Ndryshime të rëndësishme brenda kabinës përfshijnë sediljet e reja. Si dhe ridizenjimi për mbështetje më të mire, sediljet e përparme përfshijnë rregullsi sipas lartësisë dhe deri në 53 mm hapësirë për pasagjerët mbrapa. Kjo është bërë duke rimodeluar vendin e shoferit dhe sediljet e para të për të lejuar ata që janë në pjesën e pasme të vendosin këmbët nën to.

Në të njëjtën kohë, një mbulesë e re është futur. Modeli origjinal i paraqitur ishte i përbërë nga 39 % shishe plastike të riciklueshme, ndërsa modeli i ri ka pëlhurë të përbërë nga kallami i shqerit, një material i qendrueshëm dhe CO2 neutral. Ndryshimet e tjera përfshijnë pedali i frenave të emergjencës.

 

http://www.netcarshow.com/nissan/2014-leaf/

 

Advertisements

2 thoughts on “Nissan Leaf 2015

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s