Panasonic do kryejë një investim prej 1.6 miliard $ për Tesla Battery Gigafactory.

aaeaaqaaaaaaaao0aaaajde3zmfknwjlltvlmmytndk5yi04njaxltliy2i0zme5ndzlma2

Fabrika e baterive,Reno,Nevada. 25shkurt 2015. [photo: CC BY-NC-SA 4.0 Bob Tregilus]

Gjatë gjithë projektit të saj për të ndërtuar një fabrikë gjigande baterish pranë Reno, Nevada, Tesla ka pasur ndihmë nga furnizuesi i saj aktual i baterive, Panasonic. Kompania japoneze ka rënë dakord për të ndihmuar në financimin e projektit dhe do të përdorë burimet e saj teknike për të ndihmuar në ngritjen e fabrikës. Panasonic nuk ka shpalosur më parë sasinë që planifikon të investojë në projektin 5 milion $ (dollaresh), projekt i cili do të sigurojë uljen çmimeve të makinave elektrike Tesla. Tani, kompania – e cila zotëron gjithashtu një pjesë të vogël kapitali në Tesla – thotë se do të shpenzojë deri në 1.6 miliard $  në fabrikën gjigande.Njoftimi u bë nga presidenti i Panasonic, Kazuhiro Tsuga, gjatë fjalimit të tij te MarketWatch në Consumer Electronics Show (CES) në Las Vegas. Panasonic ka vazhduar përfshirjen në projektin e fabrikës së madhe ku thuhet se është pjesë e planit për të rritur praninë e kompanisë në sektorin e automobilave.

aaeaaqaaaaaaaau6aaaajgewzwi0ogyyltvkzjatngrhns1iodyylwvlmjqzmtewnjfkzg

Tesla Motors – Model S bateri me lithium

Shitjet për krijuesit e makinave përbënin rreth 15% të të ardhurave të Panasonic në vitin 2015, por të ardhurat e përgjithshme priten të dyfishohen gjatë katër viteve të ardhshme, duke arritur kështu 25% të të ardhurave totale.Megjithatë, Panasonic po përballet me konkurrencë të ashpër nga furnizuesit Korean të baterive si Samsung SDI dhe LG Chem. Kjo e fundit do të furnizojë bateritë dhe shumë komponent të tjerë për Chevrolet Bolt EV të vitit 2017 si pjesë e një partneriteti të gjatë me General Motors.Investimi i 1.6 miliardë $ i Panasonic që u njoftua në CES, është shumë më i lartë se 92 milion $ që kishte diskutuar më parë.Punonjës nga kompania japoneze, do mbërrinin në Nevada në fund të vitit të kaluar për t’u përgatitur për fillimin e prodhimit të baterive.Sipas kushteve të mëparshme, rreth gjysma e “Gigafactory” do të përkushtohet për prodhimin e baterive, me mbikqyrje nga Panasonic. Gjysma tjetër do të jetë nga furnizuesit dhe linjat e montimit për paketat e baterive.Shumica e baterive  fillimisht do të përdoren për modelet aktuale S dhe X të makinave  elektrike.Pjesa tjetër do të përdoret për makinën elektrike Model 3, e cila është planifikuar që të nxirret në muajin Mars.Kompanisë Tesla do ti duhet të arrijë çmimin bazë prej 35000 $ të Modelit 3. Tesla ka pohuar se Modeli 3 pritet të fillojë prodhimin në 2017.Kompania ka shtyrë secilin  promovim të automjeteve të reja dhe kjo mund të bëjë që promovim i Modelit 3 të jetë më kompleks sesa modelet e mëparshme.Tesla duhet të prodhojë shpejt Modelin 3 në mënyrë që të përmbushë qëllimin e saj për të shitur 500.000 makina në vit deri në vitin 2020.Nese e përmbush atë qëllim, Tesla ka gjasa të ketë pjesën më të madhe në tregun e makinave të planifikuar nga Panasonic.

aaeaaqaaaaaaaav5aaaajgy4zwi1zdlkltuzmzktngq0mc04ytkyltkwmmqzmddkmdljyq

Tesla Model S vendi i montimit.

http://www.greencarreports.com/news/1101903_panasonic-commits-1-6-billion-for-tesla-battery-gigafactory

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s