Federata e sporteve

cOVER FED

Përshëndetje për të gjithe ata që do të marrin mundimin të lexojnë këtë material.
Normalisht kur kam për të thënë diçka mjafton ta google dhe të del zgjidhja, e përkthen dhe “voila”… poston artikullin.

IMG-20160118-WA0003

Por në këtë rast, ja vlen të marrësh mundimin të ulesh dhe të harxhosh kohën për të shkruar dicka.
Të shkruash për histori, detyrë qytetare dhe ironi.

Histori
Mund të them se atmosfera sportive aktuale në Shqipëri po merr një drejtim interesant.
Për të gjithë ata që janë të rinj dhe janë të interesuar të perfshihen në sportet e natyrës, ky moment është plot shpresë

IMG-20160118-WA0006
(pikëpamje personale)

Të gjithë ata që presin ndonjë fryt nga ky lajm duhet të mbajnë pak frymën sepse (fjala “shprese” konsiston ne faktin se sapo jemi nisur nga zero) në rast se punojmë fort dhe me objektiva shumë të qarta dhe profesionale, vetem atëherë mund të shohim ndonjë kokërr rezultati (rezultat bëhet fjalë për përfshirjen e komunitetit në të gjithë spektrin e profesioneve dhe shërbimeve që krijohen nga strukturimi i sportit outdoor në të gjithë vendin) pas 5-10 ose 15 vitesh.

Nga viti 1991 deri tani,  federatat kanë qënë:

  1. IMG-20160118-WA0010Agjensi shitje vizash
  2. Organizata bastesh
  3. Persona me biografi gri

IMG-20160118-WA0009

Për fat të keq kjo nuk ka nevojë për fakte, sepse faktet kërkohen për të vërtetuar ngjarje që kanë ndodhur.
Ne jemi duke ndjerë efektet!

Efekte:

  1. Nuk kemi siguri për brezat që rritenarrani për karrierë sportive në çfarëdolloj sporti olimpik ose jo.
  2. Nuk kemi asnje sistem vlerësimi për arritjet sportive të individit, organizatave apo kompanive, përveçse vlerës monetare (Kjo nuk ka marre në qafë vetëm fushën e sportit, por edhe fusha të tjera të aktivitetit njerëzor në vendin tonë).
  3. Kopetentët që kanë pasur në dorë strategjinë dhe gjithashtu edhe detyrim përkundrejtë taksapaguesve shqiptarë, janë nisur me idenë “çfarë duhet bërë…”, jo me idenë “çfarë mund të bëhet….”. Si rezultat, kanë përfunduar që “kanë bërë ç’kanë dashur”, dmth “Zero”. Nejse, kaq përsa i përket historisë.

Detyra qytetare përkon me faktin që sapo kemi lënë momentin zero dhe po drejtohemi drejt një të ardhme plot shpresë përsa i përket faktit që mbledhja e federatave dhe lloji i aktivitetit ka kuptim në disa drejtime:

  1. Shqipëria dhe terreni i saj ofron mundësi të panumërta për zhvillimin e cdo lloj aktiviteti outdoor**

    cdo lloj aktiviteti
    Aktivitet outdoor përfshihet cdo lloj aktiviteti që çdonjëri nga ju mund të imagjinojë, përfshirë këtu edhe ato aktivitete që asnjëri nga ju nuk mund ti imagjinojë ende
  1. Duke qënë se jetojmë në një sistem me vlera tregu, e vetmja vlerë që kemi përkundrejt konkurencës së fqinjëve dhe besoj që nuk do të na shterojë edhe për 10 vitet e ardhshme, është aventura

    IMG-20160118-WA0030
    (për ata që mendojnë se aventura në Shqipëri ka mbaruar i ftoj ta mendojnë përsëri)
  2. Për hërë të parë qe nga viti 1991, emri “federate” po merr kuptimin e saj të vërtetë duke ofruar një ambient real në lidhje me nevojat që kanë vendi dhe banorët për zhvillim.

Ironia e fatit është se sporti ashtu sic e njohim, lojrat olimpike ose jo apo stadiumet, kanë pushuar së qëni sport.
Të gjitha ato sporte që kërkojnë bileta për t’i parë nuk janë sporte, janë industri.
Sport quhet ajo arritje individuale apo grupi që arrihet nga matja e tyre në kushte të barabarta.
Llojet e sporteve janë të panumërta, imagjinata është kufiri, kurioziteti është energjia dhe mendja e materia janë fusha e lojës.

Mbas gjithe këtyre frazave kopetente erdhi radha e disa përshkrimeve personale sipas radhës që ishin renditur.

Federata e Aeronautikes
Duke filluar që nga titulli mund te shkruhej shumë mirë “Federata e Fluturimeve”, sic janë quajtur edhe federatat fqinje. Ato tregojnë qëllimin që në emër, psh federata e çiklizmit ose federata e zhytjes. Aeronautika duket më shumë si emër klubi (nejse mendim personal ky).

Përsa i përket federatës se motorciklizmit:

IMG-20160119-WA0011

Eshtë federata që ka krijuar më shumë impakt përkundrejt turizmit outdoor me aktivitetin e saj 10-vjecar RallyAlbania (për të gjithë ata që nuk e dinë, Rally Albania klasifikohet e 14 në botë për nga vlerësimi i pergjithshëm). Duke marre parasysh këtë fakt, pjesëmarrja është nje akt heroizmi kryesisht për të huajt, akt ky i cili e kthen atë në guidën e Shqipërisë për të gjithë komunitetin e huaj që ai përfaqëson (shoqërinë e tij dmth nga do që të jetë: Belgjika, Gjermania, Italia, Polonia, Norvegjia, Australia).
Sipas statistikave të mia:
Një i huaj që merr pjesë tek Rally Albania sjell në Shqipëri 10-20 persona nga shoqëria e tij. Brenda atij viti kalendarik, deri në 3000 persona nga një event i vetëm.
Në vitin 2015 eventet sportive në natyrë kanë ndodhur në nivelin 1 në 12 ditë, ndërsa në Austri ndodhin 3 në ditë.

Përsa i përket federatës së ciklizmit:

IMG-20160118-WA0008
Sipas mendimit tim ka marrë fund që në kohën kur futi duart z.Ilir Çule dhe me pasardhësin e tij, që nuk ja di as emrin, u vulos fundi.
Ciklisti i saj më i mirë, 7 vite kampion radhazi, u detyrua të kërkonte azil politik në Amerik sepse iu kërcënua jeta pasi nuk zbatoi direktivat e presidentit (dmth fitoi kampionatin ndërkohë që direktiva i ishte dhënë që ta humbte atë dhe për këtë iu kërcënua jeta nga presidenti i klubit). Fat shqiptari.

Federatat e tjera janë organizime personale të njerëzve të apasionuar pas sporteve që përfaqësojnë, të cilët gëzojnë respektin tim personal.
Sapo kanë gjetur ambientin, janë organizuar në forma të cilat i kanë bërë të konsiderohen si faktorë shumë të rëndësishëm për zhvillimin e zonave të cilat i kane  kushtet potenciale për sportet e tyre.
Besoj se me anë të funksionimit pozitiv dhe ambientit aktual bashkëpunues, potenciali i federatave do rritet në progresion sapo të gjithë lojtaret ta kenë kuptuar që bashkimi bën fuqinë.

Qëllimi kryesor i sporteve në natyrë është që njeriu të ketë mundësi të përceptojë aventurën. Aventura është produkt i cili krijohet nga profesionistë, profesionistët krijohen nga klubet, klubet krijojnë federata, federatat organizohen nga shteti.
Shteti funksionon me taksapagues.

Shpresoj që të realizohet siç e shoh unë.

IMG-20160119-WA0010

Fuqizimi funksional i federatave do i hape rrugë edhe më shumë sporteve dhe sportisteve të rinj, në mënyrë që jo vetëm sportistët profesionistë, por edhe shoqëria të ketë mundësi të përceptojë aventura, të vërë në lojë unin e saj.

Personi

Të ketë mundësi të perfeksionojë riskun në senset e tij.
Dmth të perfeksionojë unin në të gjitha senset. Njerëzimi është pjesë e natyrës. Sportet e natyres janë i vetmi domain real  për perfeksionimin e UNITversal.
 IMG-20160119-WA0013

FLORIAN VOKO

IMG-20160118-WA0014
Përgjithshme….
Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s