Situata e përdorimit të biçikletave në Tiranë.

Në vende të tjera, ku infrastruktura rrugore është më e përshtatshme për makinat, qytetarët që i japin biçikletës e bëjnë këtë si një zgjedhje e tyre etiko-morale, dhe kjo nënkulturë e biçikletës po zhvillohet aktivisht. Shembull që kanë një kulturë të tillë janë SHBA, Kanadaja, Australia, po ashtu edhe Shqipëria bëjnë pjesë në të njëjtën kategori.  Po sa është e zhvilluar infrastruktura rrugore që mund të lejoj përdorimin e biçikletave në rrugët e Tiranës. Për fat të keq është shum e keqe. Për të shpjeguar më mire situatën e përdorimit të biçikletave si fillim dua që lexuesit  të kthehen pas në kohë, ndoshta para viteve `90 ose në fillim të viteve `90. Kushdo që ka pare foto ose pamje filmike të këtyre kohëve për rrugët e Tiranës vë re një ndryshim të jashtëzakonshme nga pamjet që shohim në rrugët e Tiranës në ditët e sotme.

1

2

3

4

 

 

5

Në ato foto ose video të vjetra shikon në rrugët e Tiranës vetëm njerëz që ecin në këmbë, me biçikleta me shumicë, shumë autobuzë dhe pak makina në qarkullim. Shkaqet për këtë janë të shumta por nuk dua të zgjerohem më shumë në këtë çështje. Shikojmë Tiranën  e ditëve të sotme. E kundërta.

 

 

 

foto

 

 

Më shumë makina, dhe më pak biçikleta në qarkullim. Shpesh një kaos i vërtet. Sa i lehtë është përdorimi i biçikletave në rrugët e kryeqytetit tone? Shumë e vështirë. Këtë gjë e ka vënë re edhe një ambasador i shtetit të Hollandës ku është ankuar për kushtet e keqija të rrugëve, ku është e vështirë për të pedaluar një biçiklet në rrugët tona. Mesa duket do që të ndjeki shprehjen shqiptare “rri si në shtëpinë tënde”  por në këtë rast shumë e vështirë për ta zbatuar, që ai të ndihej si në shtëpinë e vetë në Hollandë. Kohën e fundit në Tiranë janë ndërtuar korsi për biçikletat. Por edhe këto kanë probleme të shumta. Një pjesë e tyre janë ndërtuar në trotuare. Këtu problemi është se rruga bllokohet nga kalimtarët dhe një çiklist e ka të vështirë të pedaloj në këto rrugë pasi përplaset me njerzit. Janë krijuar korsi në asfalt por edhe ketu problemi është akoma më i madh. Korsit e biçikletave bllokohen nga makinat duke e  bërë të vështirë pedalimin e një biçiklete.

8

 

9

 

10

 

Në zonën e liqenit artificial janë ndërtuar korsi për biçikletat, por këtu ka një problem. Policia nuk i lejon biçikletat në një rrugë në brendësi të parkut edhe pse aty ka korsi për biçikletat.

11

 

Në Tiranë është bërë si traditë  oragnizimi i fushatë “një ditë pa makina” ku njeherë në vit behet një lloj sensibilizimi për të përdorur më shumë biçikleta ose transporti publik dhe më pak makina. Gjithashtu jan organizuar edhe protesta paqesore nga aktivistë të grupeve vullnetare në mbrojtje të mjedisit ku duke demostruar me biçikleta në rrugët e kryqytetit bëjnë thirrje për të përdorur më shumë biçikletat si dhe të respektohet sinjalistika për biçikletat.

12

13

14

15

Tani vetvetiu lind pyetja. Sa rezultat kanë dhënë keto nisma. Për fat të keq shum pak. Vazhdon e njejta panorama e rrugëve të kryeqytetit. Siç duket ka akoma punë për të bërë.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s