Shmangni këto 3 gabime që kam bërë unë si sipërmarrës për herë të parë.

 

1. Mos punësoni punonjës të pakualifikuar që në fillim.

Kur jeni duke drejtuar një kompani me një deri në tre persona dhe po përpiqeni të arrini sa më shumë pa fuqinë e nevojshme punëtore, është e lehtë të mendoni se keni nevojë për vetëm pak njerëz që t`ju lehtësojnë peshën, të ndërtoni prototipin, ose thjesht sa të kaloni pengesën  financiare të radhës. Çdokush do ta bënte, apo jo? Gabim.

Si e punësova inxhinierin tim të parë? Punësova një nga njerëzit e parë që ju përgjigjen lajmërimit tim të punës, i cili dukej i bindur se mund të bënte punën dhe ishte i gatshëm për ta bërë atë me një pagë të ulët. Unë mendova se kisha fituar një marrëveshje shumë të mirë… por u gabova.
Si mund të bëja një gabim kaq elementar? Në retrospektivë, unë mund të fajësoj pjesërisht faktin që kisha mungesë fondesh dhe lidhjet për të punësuar një super-talent, por problemi i vërtetë ishte se unë thjesht nuk e dija saktësisht se çfarë kërkonte puna. I dija detyrat që duheshin plotësuar, por nuk e kisha kuptuar se çfarë aftësish duhet të zotëronin kandidatët për të përfunduar ato detyra, apo si të vlerësoja kandidatin për këto aftësi. Për fat të keq, me atë mungesë njohurish, gabimet e mia për punësimin ishin pothuajse të pashmangshme.tempFile_2016-01-06-17-25-47

Këshilla ime për ju: bisedoni me sipërmarrës më me përvojë dhe me njerëz të cilët janë duke bërë punën për të cilën ju po punësoni në një Start-Up tjetër për të kuptuar siç duhet kualifikimet për rolin. Bisedoni me të gjithë ata që do t’ju japin këshilla. Ata do t’ju ndihmojnë të identifikoni aftësitë e duhura dhe të ju ndihmojnë të vendosni tregu’it kyç të performancës dhe rezultatet për rolin, duke ju lejuar të punësoni në mënyrën më efektive dhe të fitoni pritshmëritë e duhura.

Gjithashtu, punonjësit më të hershëm ju ndihmojnë të vendosni kulturën e kompanisë. Punonjësit e hershëm duhet të kenë aftësitë e duhura, por po aq e rëndësishme është që ata të kenë personalitetin e duhur dhe qëndrimin për t’ju ndihmuar juve të ndërtoni kompaninë dhe mjedisin që ju dëshironi të krijoni.

2.Gjeni një bashkë-themelues.

Duke filluar i vetëm dhe pa përvojë është e vështirë në të gjitha frontet. Kur është fjala për Start-Ups, është e vërtetë se dy mendje janë më mirë se një.

Ndërsa një ide mund të jetë shumë e mirë, në të vërtetë gjithçka ka të bëjë me ekzekutimin, dhe kufizimet e mia teknike “si-të” ishin, sinqerisht, shumë kufizuese. Duke pasur një bashkë-themelues ju ndihmon të siguroheni që ju të keni dikë me të cilin plotësoni dhe balanconi anët e forta dhe të dobëta, gjë e cila është çelësi i suksesit afatgjatë.

Duke i realizuar gjerat rehat vetë, kam pritur një kohë të gjatë para se të gjeja një partner. Pritja ishte e dobishme sepse, me kalimin e kohës, unë isha në gjendje të identifikoja përvojën e saktë dhe aftësitë që partneri im duhet të zotërojë për të plotësuar aftësitë e mia, dhe si rezultat unë isha në gjendje të identifikoja personin ideal.

tempFile_2016-01-06-17-09-41

Megjithatë, unë do të kisha arritur më shumë më shpejtë dhe do të kisha reduktuar në masë të madhe rrezikun e profilit të kompanisë në qoftë se do të kisha pasur një partner që në fillim, edhe në qoftë se s’do kishte qënë partneri i përsosur. Pra, mos filloni kompaninë tuaj vetëm! Ndërsa të pasurit 100 për qind është më tepër se 50 ose 33 për qind dhe mund të duket tërheqëse, ju me siguri po rrisni mundësitë tuaja e të pasurit 100 për qind të asgjësë.

3. Mos mbroni idetë tuaja – ndajini ato.

Edhe këtu isha komplet i gabuar gjithashtu. Kam shpenzuar kohë të çmuar dhe para duke u munduar  të mbroj idetë e mia dhe strategjitë zbatuese, duke menduar se dikush mund të përpiqet të mi kopjojë ato.

Jo vetëm që humba kohë dhe para, por edhe humba mundësi të panumërta për të marrë reagime nga përdorues potencial, klientë apo adoptues të hershëm. Kam kaluar javë (dhe mijëra dollarë) në patentë dhe në mbrojtje të markës, kur unë duhet të kisha ndërtuar një prototip dhe t’ja kisha treguar atë të gjithë të interesuarve dhe të gjithë atyre që do të më dëgjonin.tempFile_2016-01-21-22-58-05

 

Ajo që unë e di tani është se idetë nuk janë aq të vlefshme sa duken. Përkundrazi, është aftësia për t’i ekzekutuar ato, kjo është e vlefshme. Askush nuk ishte duke vjedhur idenë time sepse askush nuk ishte aq i pasionuar për të rishpikur procesin e lëvizjes. Në fakt, qindra njerëz ndoshta tashmë kishin idenë time, por nuk mund të ekzekutonin atë.

Për ta përmbledhur, trokisni në burimet rreth jush për reagime dhe ndihmë.

tempFile_2016-01-25-01-00-42

 

Florian Voko
florianvoko@gmail.com
+355 672033591

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s